• |
ide | kryesore

Ndryshimet në qeveri/ Gent Cakaj ministër i Jashtëm, largohet Ditmir Bushati

Lajme, Të fundit



Kryeministri Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste, ka larguar nga pozicioni i ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushatin. Në vend të tij është vendosur zëvendësministri Gent Cakaj.

“Ditmir Bushati e ka perfaqesuar denjesisht Shqiperine, por ka ardhur koha t’i perkushtohet Shkodres, dhe te zevendesohet me zevendesministrin,  Gent Cakaj” u shpreh Rama.

Cakaj, është një tjetër shqiptar nga Kosova që vendoset ministër në qeverinë aktuale.

Në Korrik të vitit 2018 ai u caktua Kryenegociator i çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian për anëtarësim.

Cakaj fillimisht ka qenë këshilltar i kryeministrit për politikën e Jashtme dhe posaçërisht, për çështjet e Bashkimit Europian.

Më pas në kabinetin ‘Rama 2’ u emërua në postin e zv.ministrit të Punëve të Jashtme.



3 Comments

  1. Kur ndigjova se Bushati po binte fill mbas vizites ne Amrike Latine, thashe se do zgjidhte Kolonel Myzlym Pashen, qe te garantonte Kufir e Juges, por…Rama duket se ka qellim se pari braktisjen e Veriut, ikjen nga Kosova te asseteve atje…!

    Kshu veproi edhe katra gjyshi i kryeministrit, transferoi nje tufe kosovarlijsh ne Ksamil…!

  2. Bushati nuk duhej kurrsesi te zevendesohej kurrsese me kete cunak pa pervoj,Kosovar me ate anglishten e te cale e autodidakte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *