• |
ide | kryesore

Pas kryesisë, Rama mbledh sot Asamblenë Kombëtare të PS

Lajme, Të fundit



Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë Kombëtarë, e cila është parashikuar të nisë rreth orës 10:00.
Mësohet se mbledhja do të nisë me fjalimin e kryeministrit Edi Rama dhe në axhendë janë përcaktuar 8 pika. Diskutimet parashikohen në pikën e fundit të axhendës së Asamblesë. Nuk përjashtohet mundësia që kryeministri Rama të bëjë publike dhe ndryshimet në qeveri.

Ndërkohë një nga çështjet prioritare është axhenda politiko-organizative e PS për 6 muajt e parë të vitit të ardhshëm. Po kështu do të ketë vendimmarrje për riformatimin e strukturave organizative vendore për arritjen e objektivave si dhe për regjistrin dixhital të PS.

Në Asamblenë e PS do të miratohet gjithashtu edhe vendimi për krijimin e shtabeve elektorale për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

AXHENDA
1. Fjala e Kryetarit të Partisë, Edi Rama.
2. Miratimi i axhendës politiko-organizative të Partisë Socialiste janar-qershor 2019.

3. Miratimi i vendimit “Për riformatimin e strukturave organizative vendore të Partisë Socialiste me synim plotësimin e objektivave statutore për çdo OS”.
4. Miratimi i vendimit “Për krijimin e Regjistrit dixhital të Partisë Socialiste”.
5. Miratimi i vendimit “Për krijimin dhe funksionimin e shtabeve elektorale në të gjitha nivelet për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019”.
6. Miratimi i vendimit “Për thirrjen e Kongresit të PS në datë 30 mars 2019”.
7. Miratimi i vendimit “Për ngritjen e grupit të punës për statusin e ri të PS-së”.
8. Të ndryshme.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *