• |
ide | kryesore

Premtimi i çmendur i Ferreros: “Nëse Samp mund Juventus, do ti bëj flokët si… Nainggolan”

Sport



Massimo Ferrero, presidenti i Sampdoria, ka folur për momentin e skuadrës së tij në Radio1 Sport, pikërisht në vigjilje të ndeshjes me kryesuesit e kampionatit, Juventus. Duket mision i pamundur, duke qenë se bardhezinjtë nuk kanë humbur asnjë ndeshje në kampionat në këtë sezon.

Ndoshta për këtë, ose sepse është gjithnjë i nxituar presidenti dorian, ka bërë një premtim që mund ti rezultojë i sikletshëm nëse ndodh. Është e vërtetë që ndeshja e javës së 19 është e vështirë për Sampdorian që duhet të luajë në Torino me kampionët, por premtimi është premtim dhe duhet mbajtur: “Sfida kundër Juventus? Jam një njeri që kam shumë flokë. I kam mbajtur gjithnjë të gjata, por nëse fitojmë kundër bardhezinjve do ti pres fare. Do ti bëj flokët si Nainggolan”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *