• |
ide | kryesore

Publikohet video e re që tregon terreni ku humbi jetën tifozi zikaltër para Inter-Napoli

Sport, Video



Atmosferë lufte, britma dhe lëndë plasëse në tentativë për të dëmtuar sa më shumë kundërshtarin, edhe pse ndeshja mes Inter dhe Napolit nuk kishte nisur ende. Publikohet tashmë një video e re mbi ngjarjet e turpshme që ndodhën jashtë San Siro përpara ndeshjes së 26 dhjetorit. Një guerrilje në kuptimin e parë të fjalës në sulmin që disa prej ultrasve zikaltër bënë kundër tifozëve napoletanë që po shkonin në stadium.

Është pikërisht vendi ku humbi jetën tifozi milanez Daniele Belardinelli, i shtypur nga furgoni që tentoi ti largohej agresionit. Imazhet e luftës që janë filmuar nga një pallat në rrugën Novara, janë bërë menjëherë virale.

https://www.youtube.com/watch?v=K7dBBLZc8eE



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *