• |
ide | kryesore

Ramsey injoron Real dhe zgjedh Juventus. Pirlo: «Do ishte goditje e madhe»

Sport



Aaron Ramsey është një nga mesfushorët më kualitativë i disponueshëm të ndryshojë ambjent, duke shkuar drejt skadencës së merkatos me Arsenal. Mbi uellsianin është futur Juventus, që ka marrë bekimin në këtë trataivë edhe nga Maestro Andrea Pirlo: «Ramsey do të ishte një goditje e madhe për Juven». Ish-playmaker i Juventus e Milan, ka folur për këtë operacion të mundshëm në Sky Sport, duke e konsideruar 28 vjecarin e Arsenal, i cili ndodhet në skadencë kontrate, një blerje inteligjente. Për Ramsey, projekti juventin është i qartë: bardhezinjtë dominojnë në Itali, nga 2015 kanë arritur dy herë në finale të Champions e me blerjen e Cristiano Ronaldo kanë bërë një kapërcim në kualitet.

Tentacionet nuk mungojnë (duke nisur nga thirrja e Real dhe bashkëkombasit Bale), por mesfushori i Gunners duket më i bindur të kërkojë suksesin me Juventus. Kontaktet mes Kampionëve të Italisë e stafit të tij vazhdojnë në mënyrë positive e në ambjentet bardhezi rritet besimi. Duke qenë se bëhet fjalë për një me parameter zero, në shënjestër të klubeve më të pasura të Europës (është në lojë edhe Psg, që do të humbasë Rabiot me kosto zero), të papriturat nuk përjashtohen deri ditën e firmës, por të gjitha të dhënat që filtrojnë mes Torinos e Londrës të lënë të mendosh se Juventus-Ramsey do të bëhet. Uellsiani do të jetë një version 2019 i Emre Can 2018, por me një diferencë të rëndësishme: nuk parashikohet një telenovelë si për gjermanin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *