• |
ide | kryesore

Reagon Kryemadhi për ndryshimet në qeveri: Rama sot ndërroi pjesë të lavatriçes të pastrimit të parave të drogës

Lajme, Të fundit



Pas ndryshimeve të mëdha që u bënë sot në qeveri, ku 9 ministra u larguan prej detyrës, vjen edhe reagimi i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit.

Sipas Kryemadhit qeveria, të cilën me ironi e quan “Qeveria e Surrelit”, ka rënë për shkak të rritjes së taksave, skandaleve me tenderat, krimit, drogës e varfërisë.

“Sot ra qeveria e Surrelit

Sepse premtoi se shqiptarët do të paguanin taksa më pak, por po paguajnë më shumë

Ra sepse asnjëherë nuk tregohet sesa taksa paguajnë shqiptarët, por kryeministri bërtet me të madhe se ka ulur taksat.

Qeveria ra për shkak të skandaleve të Ramës, vetëm me një tender janë vjedhur 40 milionë euro.

Sot Partia Socialiste u kthye ne Partinë e Surrelit.

Edi Rama sot ndërroi pjesë të lavatriçes të pastrimit të parave të drogës.

Por duhet larguar lavatriçja e vetme, e krimit, e drogës dhe e varfërisë së Shqiptarëve që quhet Edi Rama”, tha Kryemadhi

 



3 Comments

  1. Ajo -lavatrici me shume punoi per -shplarje- truri-ku me mashtrime dhe premtime boshe erdhi ne pushtet qeveria e ridhjersave,mandatin e dyte zgjedhjet u blene me parate e droges dhe lavatricja filloj te griste rrobat gjate larjes tani ,miu i haleve ,kukuvajka Brace do jete ne rolin e Galgonit-qe te mbaje valle ne kembe -Lavatricen -qeveri-qe ika ditet e numuruara.

  2. Po -Lenin-i ”Dashur”mi puth dhe ti -Nikollen-e arsimit dhe ate qe i donte njerzit te kishin libra -se pa libra nuk ja u jepte ate placken -Kumbaron-.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *