• |
ide | kryesore

Emigrantët, studentët dhe banorët e “Astirit” në protestë para kryeministrisë

Lajme, Të fundit



Një grup emigrantësh shqiptar është mbledhur ditën e sotme për të protestuar para Kryeministrisë rreth orës 12:00.

Kësaj proteste të emigrantëve, i janë bashkuar edhe banorë të Unazës së Re dhe disa studentë.
“Iu bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të ngrihemi dhe t’i shporrim” tha një prej banorëve të Unazës së Re. Policia ka paralajmëruar se organizatorët e protestës do të procedohen.

Organizatori Genc Sejko, ka akuzuar se personi që u ka dhënë energjinë elektrike për foninë është kërcënuar. Por megjithatë, shtoi ai, protesta do të vijojë. “Ka urdhër të për na prerë energjinë. Ky është një shtet që ka frikë nga fjala e lirë. Kanë kërcënuar atë që na ka dhënë energji. Nëse kjo ndodh, ne prapë do të vijojmë, ne nuk do të ndalojmë, do ta çojmë deri në fund” tha ai.



4 Comments

  1. Ky Genti eshte prijesi I emigranteve ne Europe,por rastesisht eshte dhe miku I mire I lulit prandaj ka kaq shume emigrante ne protesta,thone qe kane hyre ne kufi rreth300 mije emigrante,por ne shesh nuk kishte as 300 emigrante,keta do rrezojne qeverine?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *