• |
ide | kryesore

Igli Tare, sulm frontal arbitrit: “Jam totalisht i hutuar nga arbitrimi i kësaj ndeshje”

Sport



Barazimi me Torino nuk i ka kaluar lehtë Lazios, që është tërbuar me arbitrin e ndeshjes së përfunduar 1-1 në Olimpico. “Episodet vendosën ndeshjen – tha Simone Inzaghi -. Gabimet ishin në sytë e të gjithëve, por pas asaj që ndodhi vitin e kaluar nuk flas më për arbitrat”. I ashpër sulmi i drejtorit sportiv bardhekaltër Igli Tare: “Jam komplet i hutuar nga arbitrimi i kësaj ndeshje”.

Tekniku i Lazios, Inzaghi ka mbetur krejtësisht i zhgënjyer nga rezultati i një ndeshje, ku të paktën në pjesën e parë u dominua nga bardhekaltrit: “Në pjesën e parë nuk kishte ndeshje, por për fat të keq gabuam finalizimin. Është zhgënjim i madh sepse meritonim fitoren. Nuk e kuptoj, Torino duhej të mbetej me 10 lojtarë shumë më herët, ndërsa pesë minuta nga fundi kishte 11 metërsh ndaj Acerbit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *