• |
ide | kryesore

Itali/ Familja shqiptare aksidentohet rëndë, një 6 vjeçar në gjendje kritike për jetën

Lajme, Të fundit



Mëngjesin e ditës së sotme një familje shqiptare me vendbanim në Itali ka pësuar një aksident. Përgjatë rrugës Prati, në komunën Santorso dy makina janë përplasur rreth orës 09:15. Për pasojë, tre shqiptarë kanë mbetur të plagosur rëndë.

Çifti është dërguar në spitalin San Bartolo të Vicenzas në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa fëmija i tyre 6-vjeçar është dërguar me urgjencë me helikopter në Verona.
48-vjeçari shqiptar prej kohësh jetonte në Santorso së bashku me gruan dhe djalin. Edhe shoferi i makinës tjetër që ishte gjithashtu shqiptar me vendbanim në Piovene, ka mbetur i plagosur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *