• |
ide | kryesore

Itali: Firenze, tjetër përplasje mes tifozëve ultras

Sport



Tre ditë pas vdekjes së Daniele Belardinelli, incidente në reja janë regjistruar mes ultrasve në Itali. Tifozë të Torinos, të drejtuar për në Romë për ndeshjen me Lazio, dhe të Bologna, për në Napoli për sfidën kundër skuadrës së Ancelotti, janë përplasur në një pikë shërbimi në autrostradën A1 afër Firenze.

Dy grupet kanë shkëmbyer grushta dhe shqelma si dhe kanë gjuajtur me gur një tjetër autobus të tifozëve granata, të papërfshirë në sherr.

Sipas policisë, duket se kanë qenë ultrasit e Torinos, që i janë drejtuar atyre të Bologna të cilët i janë përgjigjur provokimit menjëherë: situatë që ka degjeneruar në sherr ku janë përdorur shishe dhe rripa pantallonash. Përplasja duket se ka përfunduar kur një gur (i hedhur nga tifozët bolonjezë, sipas hetimeve të para të Digos) ka thyer xhamin e një tjetër autobusi të granatave, të cilët nuk kishin lidhje me situatën. Tifozët kuqeblu në këtë pikë ja kanë mbathur për t’u ndaluar më pas nga forcat e rendit në autostradën A1 të Arentino-s ndërsa autobusi i tifozëve të Torinos pasi është “riparuar” me disa kartona në vend të xhamit të thyer është rinisur drejt Romës.

https://twitter.com/matteosalvinimi/status/1078959848535064576?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1078959848535064576&ref_url=https%3A%2F%2Ftorino.corriere.it%2Fsport%2F18_dicembre_29%2Ftifosi-torino-aggrediti-ultra-bolognesi-autogrill-spaccati-vetri-pullman-granata-2c8be1ee-0b4f-11e9-aa07-eb4c2c5595dd.shtml



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *