• |
ide | kryesore

Itali/ Shqiptari poston mesazhe kundër Krishtlindjeve, dërgohet në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Shqiptari, me vendbanim prej kohësh në Padova të Italisë, është larguar prej aty pasi publikoi mesazhe kundër festës së Krishtlindjeve në profilin e tij në Facebook, si dhe për shkak të lidhjeve me imamë të arrestuar në Kosovë për terrorizëm e nxitje të urrejtjes raciale. Ministria e Brendshme Italiane ka bërë të ditur se shqiptari, Shaban Caca akuzohet për aktivitet antisemit ekstremist si dhe konsiderohet një person i rrezikshëm për sigurinë kombëtare. Ai është shoqëruar në kufirin shqiptar me ndalimin e hyrjes në territorin italian për 10 vitet e ardhshme.

Antiterrorizmi italian i Policisë së Padovës në bashkëpunim me shërbimet e inteligjencës ka kryer hetimet ndaj tij. Së bashku me shqiptarin e dëbuar është sinjalizuar si person i rrezikshëm dhe një tjetër emigrant shqiptar me statusin e azilkërkuesit. Ai është dorëzuar nën mbikëqyrje speciale në një kamp refugjatësh e vendimi ndaj tij do të merret nga Komisioni për të drejtën e Mbrojtjes Ndërkombëtare.

Në rast se ky Komision vërteton se shqiptari nuk ka të drejtën e mbajtjes së statusit të azilkërkuesit, edhe ndaj tij do të lëshohet urdhri i dëbimit nga territori italian.
Ministri i Brendshëm Matteo Salvini ka falenderuar autoritetet policore të Padovës duke u shprehur se “Në Itali nuk ka më hapësirë për këdo që përpiqet të sjellë luftën brenda shtëpisë sonë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *