Policia e Elbasanit ka arrestuar një të ri nga Librazhdi për shkak se dyshohet të ketë vjedhur një motoçikletë në bashkëpunim me një minoren 15 vjeçar.
Sipas njoftimit të policisë shtetasi me iniciale E.N, 20-vjeçar, është arrestuar, ndërsa 15 vjeçari po procedohet në gjendje të lirë si bashkëpuntor i të arrestuarit.
“Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale ” Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.