• |
ide | kryesore

Polici vritet gjatë një grabitjeje, ditë zie në Kosovë

Lajme, Të fundit



Pas shkëmbimit të zjarrit ditën e djeshme mes policisë dhe grabitësit të një banke, mbeti i vdekur polici Izet Demaj, por dhe vetë grabitësi Kamer Metaj.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në nder të policit të rënë në detyrë ka vendosur që flamuri shtetëror të ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas rënies heroike në mbrojtje të qytetarëve dhe në krye të detyrës të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Izet Demaj, ditën e shtunë më 29 dhjetor 2018, në shenjë nderimi shtetëror e ka shpallur ditë zie në Republikën e Kosovës. Në ditën e zisë shtetërore, në shenjë respekti për aktin heroik të policit Izet Demaj, në pajtim me legjislacionin në fuqi, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e presidentit.

Momenti i shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe grabitësit Kamer Metaj.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *