• |
ide | kryesore

Sampdoria akuzon Juventus, Ferraro nuk ndalet në debatin me Allegri: “I’u ndihmoi Shën Fati”

Sport



Fitorja e Juventus 2-1 përballë Sampdoria është pasuar me polemika në rrjetet sociale, nisur nga postimi i klubit dorian në Tëitter. Flitet “për ndihmë nga Var” për anullimin e golit të Saponara në të 92′. Përvec kësaj, sipas dorianëve, penalltia me të cilën Cristiano Ronaldo e kaloi Juventus në avantazh ishte “e diskutueshme”. Por pas akuzave dhe helmit për një humbje, që të paktën i shpëtoi prerjen e flokëve presidentit Ferrero, klubi genoan bëri prapaktheu: “Nuk ishim të kthjellët, kërkojmë kokëulur ndjesë”.

GIAMPAOLO: “PENALLTI ABSURDE”
Marco Giampaolo ka ngritur polemikat menjëherë pas ndeshje: “Penalltia për Juventus më duket një dhuratë. Mund të diskutojmë deri pasnesër, por një penallti ashtu nuk sinjalizohet, përndryshe cdo të dielë bëhet rrëmujë: ai faulli me dorë është absurd. Juventus mund edhe të barazojë ndonjëherë në shtëpi, nuk ndodh gjë. E pastaj ai goli i Saponara nuk anullohet ashtu, për mua moralisht mbaroi 2-2” komentoi tekniku i Sampdoria.

FERRERO PER ALLEGRI: “U NDIHMUAT NGA SHËN FATI…”
“Mister, ‘Shën fati’ iu ndihmoi edhe sot…”. Presidenti i Sampdoria, Massimo Ferrero, i është drejtuar kështu teknikut të Juventus, Massimiliano Allegri, në zonën e intervistave në Allianz Stadium. ” Juventusi ka një trajner të madh – tha presidenti – hyn, fiton dhe ikën. E lehtë eh…?!?”. “Jo, sot ishte vështirë”, iu përgjigj Allegri. “Ishte e vështirë? Shën fati iu ndihmoi edhe sot…”, ishte batuta finale e Ferreros.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *