• |
ide | kryesore

Video/ Napoli fitore për Koulibaly, Inter konsolidon Champions

Sport, Video



Napoli e mbyll 2018 me një fitore in extremis kundër Bolonjës falë golave të dyshes Milik-Mertens. Pa të skualifikuarit Koulibaly e Insigne, me Hamsik jashtë për shkak dëmtimi, napolitanët arrijnë një fitore për mbrojtësin senegalez, duke zbritur në fushë me maskën në përfaqësim të tij dhe me tifozët që kanë dhënë mësimin më të mirë në shkallët e stadiumit.

Nuk ishte aspak e lehtë, por në fund Ancelotti mban në distancë Inter e qendrojnë 9 pikë larg Juventus kryesues. 3-2 final, pas dygolëshit të Milik (15′ e 52′) e barazimit të miqve me Santander (37′) e Danilo (81′), ka vendosur ndeshjen Mertens dy minuta nga fundi.

Suksesi i dytë radhazi për Inter që mposht në transfertën Empolin 0-1. Një gol i Keita Balde në minutën e 72 ka thyer rezistencën e vendasve, duke i dhënë kuptin dhjetorit zikaltër, që tashmë është kthyer në objektivin fillestar, atë vendin e dytë që e ka vetëm 5 pikë larg.

E ekzagjeron Atalanta me 6 gola ndaj Sassuolo, fitore për Romën e Udinese, ndërsa Lazio nuk shkon më shumë se barazimi 1-1 me Torinon, duke humbur nga sytë Inter, tashmë 7 pikë larg e me rrezikun Roma për vendin e fundit të Champions League.

Italy – Serie A
Juventus 2 – 1 Sampdoria
Chievo 1 – 0 Frosinone
Empoli 0 – 1 Inter
Genoa 0 – 0 Fiorentina
Parma 0 – 2 Roma
Lazio 1 – 1 Torino
Sassuolo 2 – 6 Atalanta
Udinese 2 – 0 Cagliari
Napoli 3 – 2 Bologna



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *