• |
ide | kryesore

Video / Premier League: rrëzohet Tottenham, fiton Fulham i Ranieri

Sport



TOTTENHAM-WOLVERHAMPTON 1-3: Një humbje me peshë të rëndë, në ndeshjen e të shtunës pasdite në kuadër të javës së 20-të të Premier League, për Tottenham, që rrëzohet 3-1 në shtëpi përballë Wolverhampton. Ka hapur Kane (22′), pastaj kanë rikuperuar miqtë me Boly (72′), Raul Jimenez (84′) dhe Helder Costa (87′). Një shans i humbur për Spurs për të shtuar presionin ndaj Liverpool kryesues.

LEICESTER-CARDIFF 0-1: Dhelprat, skuadra e momentit pas fitoreve kundër Chelsea dhe Manchester City, kanë ndalur befasisht në shtëpinë e ullesianëve të Cardiff. Në pjesën e parë Maddison dhe Albrighton i janë afruar shumë golit, por Etheridge, portieri i Cardiff, është shumë i kujdesshëm. Etheridge u bë protagonist në 15 minutat e fundit të ndeshjes, duke pritur një 11-metërsh të Maddison. Cardiff, pas 45′ minutave të para thuajse totalisht në mbrojtje, del në sulm në fund, duke krijuar disa raste të mira në shtesë për të shënuar golin e fitores me një konkluzion të shkëlqyer të Camarasa në minutën e 92′

FULHAM-HUDDERSFIELD 1-0: Fiton “inextremis” edhe Fulham, me Ranieri që merr një fitore me peshë të rëndë në fund të një beteje të vërtetë. Një ndeshje shumë e ekuilibruar deri në fund të pjesës së parë, me raste të barabarta nga të dyja krahët. Në pjesën e dytë, merr forcë Fulham që me Chambers, Bryan dhe Mitrovic nuk arrin të gjejë golin e avantazhit. Fitorja dukej se po avullonte kur portieri mik Lossl, dhjetë minuta nga fundit, shpëton skuadrën e tij nga një 11-metërsh i Kamara, por fjala e fundit i takon Mitrovic, që në të 91′ ndëshkon kundërshtarin me një goditje të bukur.

BRIGHTON-EVERTON 1-0: Zhgënjejnë “Tofees”, të mundur në një ndeshje që mund të legjitimonte ambicjet e tyre për katet e larta të klasifikimit. Richarlison më aktivi, pavarëisisht përpjekjeve nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës. Golin e fitores së Everton e shënon Locadia në të 59′.

WATFORD-NEWCASTLE 1-1: Një pikë në një ndeshje të ekuilibruar dhe argëtuese. Një pikë për një në një garë të balancuar dhe argëtuese. Ëatford kërcënon në fillim me Deulofeu që mbyllet nga portieri Dubravka. Pastaj janë miqtë ata që kalojnënë avantash në minutën e 29′ me Rondon me një goditje të bukur me kokë. Sërish venezueliani më pas dfishon por goli anullohet për pozicion jashtëloje. Ëatford shtyn përpara në në kërkim të një barazimi, i cili vjen në të 82′ me Doucourè. Po Doucourè, në shtesë, mund t’i dhuronte fitoren të tijve, por gabon shënjestrën.

https://www.youtube.com/watch?v=TTHmRAMPmNo



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *