• |
ide | kryesore

Çfarë po i dhuron kryeministrit të të pasurve viti i tepsisë?

2, Ide



2018 që po mbyllet me shijen e protestës madhështore të studentëve, krahas atyre më të vogla të artistëve, banorëve të Unazës, apo emigrantëve, do të mbahet mend si viti i dytë që prej ’97, kur një qeveri ka prodhurar më shumë kundërshtarë të moshave, profesioneve dhe shtresave të ndryshme sociale.

Natyrisht që kjo e ka një shpjegim.

Ai lidhet, njësoj si para dy dekadave, me faktin se këtë vend po e sundon kryekëput një njeri i vetëm.

Ky është moti i parë kur, pasi bëri fushatën elektorale kundër tepsisë që kërkonin aleatët, Rama drejtoi vetëm me sejmenët e tij.

Po të bësh një bilanc kuptohet lehtë se çfarë ndodhi.

Gjatë 2018 u vu në zbatim projekti 1 miliardë euro që ndau në 4-5 duar, pa tendera dhe garë, një pjesë të madhe të pasurisë kombëtare që do ti fusë në borxhe të pafundme brezat e ardhshëm.

Po gjatë këtij viti u tentua të prishej Teatri për ti hapur rrugën një biznesi 200 milionë eurosh me kompaninë Fusha.

Po gjatë këtij viti u hartuan projektet monstruoze të tre inceneratorëve të cilët lëshonin miliona nga buxheti i shtetit në llogarinë e Klodian Zotos, ende pa u vënë një tullë në punën që kishte marrë përsipër.

Po gjatë këtij viti shqiptarët u ftuan të paguajnë për herë të dytë për rrugën e kombit, vetëm se prej saj duhet të përfitonte njëri prej klientëve të kryeministrit të të pasurve.

Po gjatë këtij viti u miratua ligji me efekt prapa veprues për ti përgjysmuar tatimin mbi dividentin oligarkëve, ndërkohë që predikohej se nuk kishte para për buxhetin e arsimit.

Po gjatë këtij viti u arrit rekordi i unazës së re, me 40 milionë euro për 2 KM rrugë, të cilat u ndanë me tender fiktiv dhe në firma fantazëm.

Janë të gjitha këto fakte që, pa pasur nevojë për koment, tregojnë se përse i duhej Ramës tepsia vetëm për vete.
Njerëzit nuk janë budallej dhe e kuptojnë se ç’do të thotë kur pushteti mbetet në një dorë.

Ata nuk e kanë të vështirë të bëjnë krahasimin.

Ata e dinë se Lulzim Basha nuk është as engjëll dhe as shenjt. Por ata e dinë se kur Luli drejtonte bashkinë dhe Rama qeverinë, në Tiranë me zor u dhanë vetëm gjashtë leje ndërtimi. Ndërsa kur tepsia i morri të dyja, ato u njëqind fishuan, megjithëse votat qytetarëve ishin marrë me premtimin: “zero ndërtime në kryeqytet”.

Ata janë të ndërgjegjshëm se ish partia klienteliste e Ilir Metës mund të mos ketë as synime idealiste as parime morale, por e kuptojnë se kur LSI-a ishte në qeveri u ndalua importimi i plehrave nga jashtë dhe u kërkua me insistim një ligj që ia hiqte të drejtën ekskluzive të koncesioneve Ramës.

Ata e dinë se nëse kryeprokuroren nuk do ta kishte zgjedhur Rilindja vetëm me 69 votat e saj, djali i deputetit Rahja nuk do të qe i lirë edhe pas përdhunimit, Agron Xhafaj nuk do të ish lënë të largohej pa u marrë as në pyetje, fashikujt e përgjimeve të Vangjush Dakos nuk do të ishin fshehur dhe njerzit që hetuan Tahirin nuk do të largoheshin një nga një nga detyra.

Pra nëse sot janë në rrugë më të shumtë se kurrë, shqiptarët e kanë një motiv. Ata e ndjejnë se vendi po reshqet drejt një autoritarizmi kleptokratik që dukej se e kishim mundur njëherë e për gjithmonë.

Me makutërinë, delirin dhe arrogancën e tij, kryeministri i të pasurve e ringjalli këtë frikë.

Prandaj ai po merr si dhuratë në këtë fund viti një valë protestash të pa dëgjuara më parë dhe ç’është më e habitshmja të pa lidhura me partitë opozitare.

Dhe filizat e kësaj feste demokracie me shumë gjasë do të vazhdojnë. Sepse i mbyllur në bunkerin e Surrelit, i izoluar mes 9 apo 10 klientësh milionerë, i rethuar vetëm nga eunukë që nuk guxojnë as ta kundërshtojnë, Rama i thelloi mëkatet me ndryshimet në qeveri. Ai kompozoi një kabinet me më shumë anonimë, me më shumë njerëz pa personalitet publik dhe karaktere të sprovuara, që rrisin edhe më skajshmërisht pushtetin dhe autoritarizmin e tij.

Ai nuk e kuptoi dot se ajo që ndodhi gjatë 2018 ishte një përgjigje ndaj gryksisë gargantyeske për ta përlarë i vetëm tepsinë. Dhe kjo të bën të mendosh se dhuratat për të nuk përfundojnë në 31 dhjetor.

©Lapsi.al



28 Comments

  1. Përveç krahasimeve me Dr Berishën, që kurrë nuk i harron shkrimin e ke qarë.

    Nuk krahasohet Berisha që është i madh edhe kur bën gabime , me lapangjozin e droguar.

  2. Nje k/ minister eshte normal qe te jete perfaqesues I te pasurve ashtu sic eshte Presidenti Meta apo opozite I i pasur Basha.Pra eshte nje rreth hajdutesh ku te gjithe qajne hallin e te varferit.Bashes I vjen ndot nga era qe vijne komshinjve dhe ka ashensor privat,Meta fle ne keshtjelle dhe Rama ne bunker, asnje nuk e do popullin afer,I vjen ndot.Shteti milet si lope,asgje nuk ka ndryshuar.Nuk shoh ndonje qe te doje popullin.

  3. Sacanim perfekt pacientit”rilindje”,gangrenizuar nga drogaxhiu Edvin Rama.Largimi i 8 ministrave
    qe rrit automatikisht “pushtetin dhe autoritarizmin”e drogaxhiut,eshte nje plagiature nga qeverisja
    e Enver Hoxhes,ku ne fund mbeti vetem ai,sepse uji buron i paster nga lart,por turbullohet rruges per
    poshte,megjithese populli nga pervoja(dhe pervoja eshte kriter i se vertetes)thote,se peshku qelbet
    nga koka.Por problemi i problemeve i “rilindjes” dhe popullit shqiptare eshte,se kemi nje Kryeminster
    skizofren,qe ka marre Shtetin peng dhe merr vendime vetem nen efektin e droges.

    1. Zigurr Qarri na qenka dhe i paemer! Meso shqip o i paemri Zigurr Qarri dhe pastaj meso se si te perdoresh kompjuterin!

      1. Hahahaha…….
        Ti je aq injorant,sa nuk do te mjaftonin tre jete qe ta kuptosh.
        Debil,merru me thelbin e komentit dhe jo me personin.
        Sa jan shtuar budallenjt!

  4. Sacanim perfekt pacientit”rilindje”,gangrenizuar nga drogaxhiu Edvin Rama.Largimi i 8 ministrave
    qe rrit automatikisht “pushtetin dhe autoritarizmin”e drogaxhiut,eshte nje plagiature nga qeverisja
    e Enver Hoxhes,ku ne fund mbeti vetem ai,sepse uji buron i paster nga lart,por turbullohet rruges per
    poshte,megjithese populli nga pervoja(dhe pervoja eshte kriter i se vertetes)thote,se peshku qelbet
    nga koka.Por problemi i problemeve i “rilindjes” dhe popullit shqiptare eshte,se kemi nje Kryeminster
    skizofren,qe ka marre Shtetin peng dhe merr vendime vetem nen efektin e droges.

  5. Sa leje ndertimi ka dhene basha kur ne pushtet ishte berisha, a nuk na e thua zotrote?? Sepse duket sikur ka bere kerdine….

  6. Bushat pervecse po ja pastron bolet Rames asgje tjeter,.Rama eshte i paftyre dhe e ka mesuar shume mire shtetin shqiptar dhe ate jo shqiptar,edhe sikur ta kapesh me para ne dore Rama thote jane te Lulit,shqip shtyj bythen,Berluskoni,miliarder u denua per mitdhenie,dhe u denua por ama ishte dhe k/minister,shtyje bythen,fajin e kane te tjeret dhe kaq….e tere historia e..eshte njelloj..edhe Kohl kishte marre rryshfet nga Miteran per partine CDU,nje katrahure eshte tek ne,dalin dhe bertasin poshte qeveria,duam sapune dhe peshqira,jemi hajdute te ndershem dhe votojme per Ramen pastaj apo Mziu i kamzes qe ka mare noten 10 ekselence ne gjuhet e huaja.Blushi qe premton para elektoratitn dhe pastaj zhduket si bandit per para,ku shkuan premtimet para partise LIBRA,hajdut dhe birbo hajde dhe besoje .Nuk shoh asnje qe te jete jo i pasur,ndoshta Presidenti me hajdut ne histori na jep mendime se si duhet ta duam njeri tjetrin sipas kushtetutes.

  7. Mir mir more Bushat po duhet te jesh edhe me i kethjellet. Se nuk e mora vesh akoma esht ne pushtet ky kurvi more.

  8. As nuk mund të krahasohen gjëkundi këto dy vite të “tespsisë” si Ramës me vitin tragjik 97.
    Piramidat vërtetë bëri gabimin e madh Berisha që i trajtoi si lindjen e bankave private, pra si elemente të kapitalizmit. Por këtë gabim e bënë qindra mijë shqiptarë që i futën paratë e tyre nga mos njohja e sistemit të tregut të lirë kapitalist e të shtetit ligjor. Piramidat , nuk i krijoi Berisha e nuk ka asnjë fakt që ta vërtetojë se ishte ai krijuesi i tyre. .
    Opozita socialiste e asaj kohe, as që u ndje fare që ti dënonte ato e filloi sulmin ndaj Berishës, vetëm kur ai e kuptoi gabimin e tij dhe i ndaloi ato .
    Sa para humbën shqiptarët nga piramidat ?
    Po aq sa kanë humbur në këto dy vitet e fundit vetëm me ndonjë nga konçesionet korruptive të PPP së Ramës.
    Por sa humbje të mëdha i solli ekonomisë së Shqipërisë, shkatërimi edhe atyre institucioneve shtetërore që kishte. Nëse bëhet një llogari e plotë, dëmet që solli “revolucioni” vandal revanshist enverist me shkatërimin e bankave, zyrave shtetërore e objekteve të ndryshme, kam bindjen se humbjet ishin dyfishi i parave të humbura në piramidat.
    Por edhe këto humbje nuk janë asgje , krahasuar me tragjedinë e madhe të humbjes së jetës së mijra shqiptarëve si pasojë e armatosjes së bandave kriminale të Jugut, pas grabitjes së armëve në depot ushtarake.
    Akoma edhe sot pas 20 vitesh, vriten shqiptarë me armët që u grabitën nga revolucioni revanshist enverist.
    Me riardhjen në pushtet të punistëve që na u bënë socialistë, nuk duhet të harojmë faktin se për disa vite disa qytete si Vlora, Durrësi, Lushnja apo Fieri e deri në Tiranë, ato ishin më shumë në kontrollin e bandave kriminale sesa në kontrollin e policisë shtetërore, që shpesh bashkëpunonte me ato banda.
    Pikërisht në ato vite, Shqipërisë i doli nami ndërkombëtar i vendit të kriminalizuar.
    Me riardhjen në pushtet të PD e Berishës, u shkatëruan pothuajse të gjitha bandat kriminale e kapobandat u futën në burgje.
    I rëndit z.Bushati me realizëm e me fakte të gjitha ato që ndodhën me ardhjen në pushtet të piktorit mediokër Edvin Rama.
    Por ndonëse përmend faktin se Basha pasi u zgjodh si kryetar i bashkisë, u bojkotua tërësisht nga kryeministri Rama, Bashën e përmend jo rastësisht me emrin “Luli” e piktorin kryeministër me mbiemër.
    Basha si lider i opozitës, nuk ka rreshtur në këto 5 vite të bëjë një opozitë të fuqishme ndaj të ashtuquajturës “rilindje” të Ramës, por protestat e opozitës kanë qenë tepër të kujdesëshme që të shmangin dhunën.
    E deklaroi Basha para disa ditësh që mos prisni nga unë që për hir të pushtetit tim, Shqipëria pasi ka humbur gjysmën e banorëve të saj në emigracion e mijra të vrarë nga dhuna e kriminaliteti, të bëj revolucione bollshevike ku të vriten mijra shqiptarë të tjerë e duket se tek ky qëndrim human e qytetar i tij, e ka burimin tendenca për ta përgojuar ate “revolucionarët” si “Luli që fle gjumë”.
    A nuk është pikërisht ky “Luli” që fle gjumë që u përball në zgjedhjet bashkiake me Ramën e doli fitues ?
    A nuk është ky “gjumashi” Luli, që një muaj para zgjedhjeve të fundit e detyroi Ramën që të dorzonte gjysmën e qeverisë, njëlloj siç e detyruan studentët në dhjetorin e këtij viti ?
    I humbi opozita zgjedhjet e fundit ?????
    Me ato zgjedhje humbi Shqipëria që në qeverisje u ul ky kryeministër me thirrjet anektodike të ndonjë gazetari që të mobilizohen të gjithë “qelbësirat” për ta sjellë në pushtet ate.
    Vetëm kur gojëprishuri Rama i ofendoi të gjithë mediat duke i quajtur kazanë plehrash, u kujtuan gazetarët që e sollën në pushtet, se kanë të bëjnë me një të sëmurë psiqik.

  9. @@@@@ Si iPAEMER .,SHKO DHE lepiji bolet Rames SE ato te Berishes I paske honger me kohe.Qeke karuc mamaje.

    1. Më gjej qoftë edhe vetëm një fjalë banale prej rrugaçi të ndyrë , siç ke shkruajtur ti, në mendimet që kam shfaqur, .
      Nuk kam shkruajtur për plehra tru peshk si puna tënde, por për ata që mund të kuptojnë.

  10. @@@@ I Paemer qeke cun mami ,pse me gazetare si Shkulkari do behet revolucioni(emrin verja vehte) i te varfeve kunder te pasurve si Basha,Berisha,Meta,Rama ku vemi ne partine e punes.Rrofte revolucioni,rriofte che guevara .hajde idiot hajde.

  11. Keta emigrantet nuk e Mora vesh ca bene,ndoshta duan te kthehen tek studentet per shkolle pa pare por me rroga te Mira.Kaos me hartime dhe token asnje nuk e punon.Hajdut kombetare kemi qene gjithe jeten.NA JEpni ndonje video ku Rama te pshuri ne parlament.

  12. Nje analize e sakte, e dhimbshme por ne kete derexhe jemi. Te besh nje projekt 1 miliard euro per shqiperine nuk jane pak, duhet te jene te prekshme per te gjithe nga pak. Ekonomia jone kaq eshte. Nuk kemi as 2 milion shqiptare.
    Por ketu perkundrazi, zi e me zi, fukarallek e varferi kudo. Njerez qe vuajne per buken e gojes. Njerez qe duan te ikin nga syte kembet. Njerez pa shprese.
    Kay qe kemi akoma dhe ku na ra per hise, eshte nje kryehajdut, nje lubi , nje peshkaqen qe nuk ndalet se vjedhuri. As nuk i intereson asgje, pervec xhepit vete. E akuzojne si sherbetor te oligarkeve, por dhe atyre , po ju la nje kocke. E shprehin vete ata habine, ky i do te tera per vete thone.
    Dhe pas gjithe kesaj vazhdon kryeministar i ketij vendi te rraskapitur.
    Vetem nje gje, sa me shume fukarallek sjell, aq te zi do e kesh dhe fundin tend. Nese njerezit do ngrihen per copen e bukes, mos kerko llogjike pastaj.

  13. Madheri – I thane Karlit te trete,uli taxat sepse populli eshte shume I varfer– Po tha Karli, .Po Jane shume popull.Kot lodhesh eshte tradite kombetare vjedhja.

  14. Ne analize jipen ca fakte , qe jo vetem nuk jane pergenjeshtruar, por as mbrojtur. Inceneratoret jane nje tjeter megaskandal korrupsioni ne vlera te frikshme. Dhe kjo kompani qe eshte ne zoterim te Klodian Zotos , mikut ngushte te Arben Ahmetajt, u krijua nga hici, pa asnje pervoje ne kete fushe. Dmth , “fitohet” ose premtohet puna, qindra miliona euro, dhe pastaj krijohet kompania. Eshte nje rast aq flagrant , sa prokuroria duhet ta hetoj ne cdo detaj.
    Rasti i kompanise D L Albania, ne 2 tendera ne ARRSH dhe OST, dy institucione te varura nga Damian Gjiknuri, fiton brenda 1 muaji plot 30 milion euro. Firme e krijuar artificialisht, per te thithur parate dhe per ti transferuar jashte po ashtu. Per ata qe nuk e dine, te fitosh nje tender ne shtet, qofte 3 milion leke te reja, duhet te paraqitesh nje bllok me dokumenta, te cilat filtrohen nga te pakten 3 komisione. Cdo dokument eshte lehtesisht i verifikueshem. Dhe ne fund eshte agjencia e prokurimit publik ( APP) qe verifikon proceduren dhe ne fund fare eshte komisioni prokurimit public (KPP). Pra nje firme pjesemarrese e ka te veshtire te fallcifikoj nje document ne mbi te pakten20 te tilla qe paraqiten. Qe te fitosh, pa njohje ta harrosh. Pa bakshish ta harrosh ne kete shtet.
    Ne rastin e 30 milione EURO ne me pak se 1 muaj , te jesh firma me e rregullt nuk ka asnje mundesi te fitosh nje pune ne nje shume te tille.
    Ndaj them qe rasti eshte aq flagrant, aq i turpshem dhe ndodh ne sy te te gjitheve, ku nje popull i tere , nga me te varferit ne europe, rri dhe shikon si, nje dore vjedh si e babezitur plot 30 MILION EURO.
    As nje mase administrative nga Kryeministri jone i “ndershem” dhe i ” drejte”.
    Dhe jeta vazhdon.
    Hajduti therret perseri “kapeni hajdutin”.

  15. Shume e drejte biles Hollivudi beri dhe film per familjen Berisha,qe edhe vidhte edhe fallcifikonte dokumentat.Po ne si popull I kemi shume qejf vjedhjet me vrasje dhe shkaterrim si Gerdeci psh ku u rrop dhe u dogj nje shtet I tere,vetem qe CA kalamaj si Zeni qe ishte idiot,te pasuroheshin .Ose CEZi oh sa qindra miliona Jane vjedhur nga familiar dhe presidenti.Jam dakort.

    1. “Gërdeci, Faslliçi, ÇEZ”
      Ka mbi dhjetë vjet që të tillë zhaba kënete si ky që medemek ka “komentuar” në orën 21:38, bëjnë kuak – kuak me këto idiotësira.
      Në pesë vitet që ka qeverisur Rama, pothuajse në çdo javë ka pasur po aq viktima nga aksidentet, aq sa pati në aksidentin e Gërdecit.
      Biznesmeni anglo-boshnjak Faslliç, që zoraxhijtë enveristë e quanin serb, veç që e ka përshëndetur publikisht pamvarësinë e Kosovës, është hetuar nga disa vende ku ka zhvilluar aktivitetin e ka dalë krejtësisht i pastër, dhe ishte i pari biznesmen i huaj me të cilin Rama filloi PPP e tij.
      Sipas vendimit të Gjykatës ndërkombëtare të arbitrazhit, ÇEZ-i çek ishte i detyruar ti paguante qeverisë shqiptare pothuajse 500 milionë euro.
      Ishte Edi Rama që me burokratin socialist të BE, Fyle, ja fali kompanisë çeke këto para, që Çekia të lobonte për integrimin e Shqipërisë.
      Kjo zhaba më sipër, na përmend se Hollivudi paskej bërë film për Berishën.
      Komunistë ka edhe në Hollivud, e mos haro që nëse do të niseshim nga filmat e Hollivudit, gjysma e presidentëve amerikanë që pesë dekadave të fundit, do të ishin vrarë nga atentatet.

  16. Po Bushat,
    Shqiptarët janë në rrugë se e pane qe vendi eshte nen thundren e Tiranise
    ‘ pertej te majtes dhe te djathtes’
    që dukej se e kishim mundur….

    Po bushat,
    Makuti delirant, dhits karagjozit, kinsey arrogant kur e di veten ne ‘Bunkerin’ e tij prej perversi psikopat,
    KM-ja socialisto – oligark hadn’t me cizme, as
    nuk e kupton dot si do I dali fundi ëndrres se tij prej Çkelqese Botnore….
    gryksisë gargantyeske për ta perfundu ndarjen e tepsi- Shqiperise sa me shpejt qe te mbathe me deshiren e vet tu jau bo by-by Deleve te FernesKafsheve….
    Mjereziu I lindes kujton se jane te tere Piktore, karagjos- Piktor qe I vene drune kalamaqeria… Dhe e nxjerrin çipllak…
    Te mendosh qe dhuratat për Gomorin
    ( e Surrelit qe e boni (per museun E ardhshem: MAVI-Tirania)
    me therrimet e makaronave të Parisit dhe kellirat e thonjve si te bufit qe rremonin poshte ures….
    E me menaxhimin e parave qe fitonte nga trafikimi I ikonave, huhuhu huh)
    sapo kanë fillu…
    Mjereziu,
    I vyeshmi I Plakut sorre
    qe u perdor per
    kavall Botnor,
    jam mbret I Fjales
    Dishepulli I Konice-Nolit, veteshpallet, hajdeni t’u mesoj Uuuuunë si te protestoni,
    si të mos jeni ngelsit,
    si te mos ju fusi dot Bir krve a none
    doren ne thesin e vjedhur…..
    si te…. si te….tu mesoj se S’ka ne gjo 8 pikat, Jane pika ju rafte,
    ja PAKTI genial qe prodhova nga shpulla juj mireberese….
    T’u mesoj si të pershendesni mgjes me Surrele tuaja….
    Une po j’u pres…

    Ik e pjerdhu
    te cfryhesh ,
    (O ti ÇKELQES tullum bac
    mashtrusi)
    ja ktheu Kalamaqeria.

    KUR do FOLIM?, tall b. mamaqsi, hihihi….
    PALLUA-PIKTORI I hakerrehet mbreterisht: O po do I futem ta pershesh…po me mbaaani, ore!!
    AUTO-Cirk
    (Yyyyyfffff, klloun- Cap i tredhur
    ne heqje….
    Kujton I sALIU tek hiqte,
    Ne Vicidol, ckrihesha pas EdithPiafit!!!!…. (ppff, PR me ment e fevzo-beut),
    Yyyyyfffff, e degjonte EditPiafin
    ne Gerxh te Vicidolit….
    Ku kish veç ere dhi e kakerdhi)

    Dy Surrele- 300 pare!!!

    1. Po Vuçidoli ç’hyn në këtë “medemek “poemën folklorike” për Ramën ?
      Apo e ke si lejekalimi për Lapsin e Bushatit ?

  17. O Edo , e di qe me pelqen. Menyra si vjedh, te le pa fjale. Nuk merresh me therrime. Po kujdes, sa me e madhe kafshata, aq me shume mundesi ka te te ngelte ne fyt.

  18. A e kujton njeri te ndjerin Remzi Hoxha apo o burra tek studentet?Remziu perseritet prap dhe pastaj lepijme ato qe kemi thene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *