• |
ide | kryesore

Arrestohet pas 11 vitesh në Spanjë elbasanlliu i dënuar përjetë për vrasje

Lajme, Të fundit



Një 38-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia në Spanjë, pasi ishte në kërkim për vrasje prej 11 vitesh. Në pranga është vënë Florenc Nishku i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen me thikë të një tjetër shqiptari të identifikuar si Spiro Binjaku, 25-vjeç. Ngjarja ndodhi në 4 shtator 2007 në parkimin e një restoranti në një qytezë të Breshias. Sipas karabinierëve krimi ndodhi pas një përplasjeje mes shqiptarëve të përfshirë në trafikun e prostitucionit.

Në atë përplasje Nishku kishte plagosur edhe një tjetër person. Pas vrasjes, shqiptari me origjinë nga Elbasani kishte ndryshuar emrin dhe jetonte mes Spanjës dhe Holandës falë edhe mbulimit që i bënin miqtë e tij. Nishku ishte në listën e më të kërkuarve ndërsa u ndalua teksa udhëtonte në makinën e vëllait të tij në Tarragona të Spanjës. Ai pritet të ekstradohet në Itali ku do të vuajë dënimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *