• |
ide | kryesore

I shkreti Aubameyang: në tmerrin e Anfield preku vetëm 13 topa, 6 janë… nisje loje

Sport



Jeta e një qendërsulmuesi, që luan i vetëm përpara, nuk është aspak e thjeshtë. Kur skuadra funksionon mirë në ritëm, sulmuesi sidomos nëse është i shpejtë dhe shërbehet në vazhdimësi arrin të impenjojë gjithë mbrojtjen kundërshtare. Por kur skuadra nuk bën asgjë nga ato që duhet, gjërat bëhen dramatike dhe këtë e di më mirë Pierre-Emerick Aubameyang, golashënuesi më i mirë i Premier League bashkë me Harry Kane. Të dy kanë të përbashkët edhe që skuadrat e tyre humbën, por vështirë se anglezi ka patur ditë më të vështirë se sulmuesi i Arsenal.

Nuk ka lidhje reultati final, sepse për Aubameyang ka shkuar gjithëcka keq pavarësisht 5-1 të pësuar në Anfield. Sulmuesi nga Gabon ka kontribuuar fare pak për cështjen. Sipas statistikave të Opta, për të vetëm 13 topa të prekur në 71 minuta lojë, kur Emery vendosi ta zëvendësonte për të hedhur në fushë Lacazette. Kushedi, ndoshta me francezin në krah, Aubameyang mund të kishte ndonjë shans më shumë të bënte dicka, sepse është e qartë që askush nga shokët nuk arriti të shërbente për sulmuesin.

Statistika është edhe më e egër se sa mund të duket, sepse gjysma e prekjeve të Aubameyang…ka ardhur nga nisja e lojës. Duke patur në konsideratë se Liverpool shënoi pesë herë me të në fushë dhe një nga dy nisjet e ndeshjes është bërë nga Arsenal, llogaria është e bërë. Nga 13 topa të prekur nga Aubameyang, gjashtë kanë qenë nisje loje.

Nuk është ekzaktësisht një statistikë pozitive, as për sulmuesin, që në këtë rast varet shumë nga shokët, por as për 10 të tjerët e Arsenal, që nuk kanë arritur ti japin asnjë pasim të saktë kryegolashënuesit të Premier. Aubameyang qendroi në fushë për 70 minuta dhe preku praktikisht një top cdo 10 minuta!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *