• |
ide | kryesore

Mediat britanike japin alarmin: “Çdo muaj arrestohen 200 shqiptarë në vend”

Kryesore, Lajme



“Trafikantët e drogës që zotërojnë pasuritë që po rrënohen”. Me këtë titull gazeta britanike “Sunday Express” i ka kushtuar një shkrim të gjatë kriminalitetit shqiptar në vend për të cilin flet me shifra të frikshme.

“Më shumë se 200 shqiptarë arrestohen çdo muaj si kriminelë nga një vend i vogël i Ballkanit të cilët po bëjnë emër dhe gëzojnë reputacion si qendra e dhunës për shkak të trafikut të drogës” – thuhet në shkrimin e gazetarëve Jon Austin dhe Matthew Davis që lapsi.al e sjell më poshtë të plotë.

“Vitin e kaluar Agjencia Kombëtare e Kriminalitetit (NCA) paralajmëroi se kishte një rritje të shqetësimeve nga kriminaliteti i dhunshëm i bandave shqiptarëve të cilat kishin marrë nën kontroll një sërë banesash të vjetra të cilat i kishin kthyer në bazën e trafikut ilegat të kokainës.

Të dhënat e 36 nga 43 zyra policie në Angli dhe në Uells tregojnë se vetëm në 2017-ën u kryen 2676 arrestime shqiptarësh për krime si trafiku i drogës, ushtrim dhune, krime me natyre seksuale dhe kërcënime për jetën.

Pothuajse gjysma e arrestimeve ndodhën në Londër ku numri i shqiptarëve të marrë në pyetje nga policia e tejkaloi 8% të totalit të 2 viteve të fundit. Këtu përfshihen edhe 16 arrestime me dyshimin për përdhunime. Burgje të ndryshme raportuan se janë 716 shqiptarë që vuajnë aty dënimin të cilët llogariten në 8% të numrit të të dënuarve pas hekurave.

Vitin e kaluar NCA raportoi se “kriminelët nga Ballkani janë duke rritur përhapjen e tyre dhe lidhjet e influencës duke vendosur kontakte direkte me furnizuesit e kokainës në Amerikën Latine. Shifrat e arrestimeve në Britani janë marrë nga gazeta në bazë të kërkesave për informim ndërsa akuzat përfshijnë rrëmbime, pastrim parash dhe sulm ndaj policisë.

Një nga bandat e trafikut të drogës është e vendosur në lindje të Londrës dhe anëtarët e saj mbajnë nofkën “Hellbanianz”. Godina ku ata ishin vendosur tashmë është shkatërruar. Policia ka bërë aksione thuajse të përditshme në godinën “Gascoigne” në lagjen Barking ndërsa zyra qendrore u ka akorduar autoriteteve lokale 500 mijë £ për të luftuar dhunën e bandave të këtyre të rinjve.

gang

Kur “Sunday Express” shkoi për herë të parë në këtë lagje në fillim të këtij muaji, një bllok i tërë i ndërtuar në vitet 1960 po shkatërrohej për të ngritur aty një lagje të re që do të kushtonte disa milionë paund. Godina ishte mbushur me dhoma të ndërtuara me kapakë metalikë. Disa dhoma ishin të boshatisura për shkak të projektit të ri, por në tjera kishte njerëz që jetonin.

gangs

Një person te të 60-at që ishte rritur në lagjen Barking tregon për shqiptarët: “Nuk mund ta tregoj emrin tim nëse do të flasim për ta. Ata mendojnë se e zotërojnë këtë zonë. Por nuk është çështja vetëm te ata, pasi aty ka trafikantë droge, sulme me thikë, të shtëna. Shtoji dhe këto” – këmbëngul ai.

Një tjetër grua e cila thotë se emigroi në Britani nga Afrika për një jetë më të mirë, por tashmë ndihet e pasigurtë. “Erdha këtu për të qenë më e sigurt, or tani jamë e frikësuar në mbrëmje në shtëpi”.

Blloku i ndërtesave është i përbërë nga 17 kulla dhe disa ndërtesa më të vogla. Një pjesë e tyre është rikonstruktuar ndërsa janë ndërtuar edhe shtëpi të reja që kanë kushtuar 96 milionë paund ku banorët thonë se në këtë zonë ndiheshin të sigurt më parë. I tërë projekti parashikon ngritjen e 1575 shtëpive të reja brenda vitit 2024 duke shtuar edhe rreth 3 mijë të tjera në disa faza të mëvonshme. Një raport i censusit të 2011-ës e përshkruan bllokun si një nga më të varfrit dhe ku dominojnë beqarët.

Britanikët e bardhë dhe afrikanët me ngjyrë janë grupet etnike më të mëdha në zonë, por thuhet se “pas anglishtes, gjuha e dytë më e përdorur është shqipja të cilën e përdorin 372 banorë”.

gangs

Por banda e shqiptarëve “Hellbanian” nuk është e shtrirë vetëm në lagjen Barking. Një zëdhënës i policisë tha: “Bazat dhe aktiviteti i tyre është i shtrirë në të gjithë Londrën. Ne nuk jemi kemi të dhëna për ndonjë aktivitet të tyre të kohëve të fundit në këtë lagje, por shërbimet tona të inteligjencës thonë se një numër i anëtarëve të saj tani jetojnë në zona të ndryshme jashtë saj. Kjo lagje është njëlloj me të tjerat në Londrën e 2018-ës.

Aty ka pasur disa ngjarje kriminale, por ne po punojmë me autoritetet dhe komunitetin lokal. Kemi instaluar kamera sigurie dhe kemi përmirësuar ndriçimin në rrugë. Janë duke u zhvilluar takime me njerëzit që ata të mblidhen së bashku për të punuar me të rinjtë dhe familjet e atyre që janë prekur nga kriminaliteti. Policia është duke zhvilluar patrullime ditore ndërsa nuk mungojnë edhe aksionet e armatosura të saj”.
Inspektori John Goodwin tha se pranë godinës Gascoigne ka patrullime të vazhdueshme. ©Përgatiti LAPSI.al

 



12 Comments

  1. Nuk jane shqiptare,por jane vicidolas te paster komshite e saliut,qe iken kur saliu ra nga pushteti,dhe disa muaj dhe do mbarojne,mos u shqetsoni ju te londres.

    1. i pa emer e me mut ne tru ,keta jan lloji i edvin kokaines,enver monstres, balles,sajmir tahirit,geron xhafes,frrokut,ndokve,roshit,doshit,shullazit,gjushit,etj knetar e bythqir stalini.

      1. Ç,ka hyn ketu Vuçidoli e Saliu, mor I pa Emer .E para here qe degjoj Emer (I pa Emer )d.m.th je dobiç
        Te gjithe Ne thesin tend mos i fute ore i incriminato, me duket jo me duket po je nonji nga kelyshet e mbetur ne gardhe te Komunisteve te rinje qe me droge, grabitje, trafiqe te ndryshme ,nga me mostruoset po mundohen te shkaterrojne Shqiperine dhe ju jeni me duket nje cope e tyre.
        Democracine dhe ecurite e saja ne Shqiperi jane Bijte e denje te ish Dictatoreve dhe Sahan lepiresve
        te tyre qe me tepricat, mbetjet e Pashallareve te Kuqe kan mbajtur familjet dhe sot keto çunake, po duan te rrenojne dhe Shqiperine. Aleatet e Shqiperise dhe Shqiptareve do ju japin goditjen ne Thembren e Akilit ,aty ku vdekja e tyre perfundimtare eshte e sigurte,sikur se Akili qe u godite nga Parisi biri i Agomemnonit. Kjo Pranvera qe po vjen do jete nje Acar Dimrit per ju Kelyshet e Neokomunistet e degraduar nga Droga qe e perdorni dhe ne Zyra. Rrofte Shqiperia dhe Shqiptaret Democratet e ndershem kudo nodhen ne bote, Emigrante te ndershem.

    2. mendim dhe analiz e thelle fetare shkencore dhe praktike, nje perkujtim i mire nder njerz rreth demit dhe dobis per te zgjellur te gjith dobit thotë:

      ky eshte haraci qe po paguan kombi shqiptare prej nje shekulli,qe kryesoret ne kete gjendje jane te gjitha ato shtete qe organizuan qe te ndollin coptimi etnik politikat sistemet ligjet ,ne trojet shqiptare njerzit i larguan nga rruga drejte,dhe tani gjith bota po sheh ate qe mbollen prej nje shekulli kudo ne bote ku me shum dhe ku me pak,por qe ky eshte rendimenti dhe gjitha elementet e padrejtesise ne procesin e zhvillimit vet keta jan teorit keta jan politikat keta jan ligjet ky eshte interesi disave mbi gjith boten kjo eshte elita e nderuar qe ullheqi boten per 1 shekull me bemat e saje ,dhe harruan ne fakt kush eshte elementi njeri harruan rregullin e jetes ,harruan te drejten hakun ,por ne fakt sejcili e don te drejten e vet lumturin e vet ,dhe urren padrejtesine,por duke u bere padrejtesi tjereve drejtperdrejte i bejne padrejtesi vetes a nuk shikoni faktet,nuk kan nevoj per tu bere moral dhe organizim per kriin se e kan te gateshme,shohin luftra te paxdrejta,shohin te mllenjet duke grabitur dhe vjellur tjeret ne menyre te padrejte,dhe te vegjelit,domosdo vjellin poshterojne ,tashme ne bote padrejtesia eshte bere sistem jete,ku do ti zhveshin gjith nga te drejtat pa e kuptuar,arsyeja,sepse,u hoqen vlerat dhe zhvillun antivlerat u zhvillua pjesa jo funksionale ,e domosdoshmerive qe i jep gjalleri jetes,por keput shpresen ,e si mund te funksionojne,edhe drejtuesit te jen te paxdrejte ndaj tjereve dhe tjereve tu kerkojne te respektojne ligjet e tyre ku ligjet jan interesash ,ku interesi nje pale per dicka behet padrejtesi per palet tjera ndersa padrejtesin kan pranuar ta luftojne te gjith kjo eshte bote dy standarteshe ku drejtperxdrejte ju kerkohet popujve te respektojne ligjin e tyre qe eshte padrejtesi te respektohet padrejtesia,me cdo kusht sepse ishte dhe eshte interesi elites kudo qe nje pakic njerzish te luftojne shumicen ,por keto nuk jan ligje dhe rrug funksionale mbasi prishin funksionin e zgjilljeve ,vlerave virtytit moralit,,prej ku individit dhe kolektivit i vjen dobia,erdhi koha qe askush te mos shohin ,viktimat e krimit por burimin qe i kriminalizon ,politikat ligjet ligjvenesit,sepse askush nuk lid kriminel dhe askush nuk deshiron te quhet i tille por njeriu behet kriminel ne saje te pamundesis formimit me vlera merr antivleren ,kur i grabiten te drejtat,dhe mundesit ,i kthehet domosdoshmeri ,moral logjik cdo e keqe,le te analizojme as un dhe as kush mbi siperfaqen e tokes nuk pajtohet me krimin,as padrejtesin,por ajo po zhvillohet ndaj tjereve,tani kushdo qe nuk deshiron qe te mos i ndollin ne shtepin e tije ,duhet te kuptojne domosdoshmerit,te kuptojne si funksionon jeta gjallesat njeriu dhe mbi bazen e saje te binden qe si gjini njerzore si individ apo kolektiv,gjitha gjallesat a jetojne ve c e vec apo ne harmoni ndihmojne njera tjetren ne menyre zinxhir me drejtesi hak mase,e nese gjitha u krijuan keshtu,dhe funksionojne keshtu ,atehere na del perpara te pranojme te gjith qe edhe ne si gjini njerzore,e drejta haku verteta eshte domosdoshmeri ,te jete ne mezin tone ne formim,ne ligje,dhe politike,pastaj as nuk do keni luft as krime as njerez te keqi as stres as depresion as probleme nuk do ket migrant as paligjshmeri,por qartesi gjalleri harmoni siguri paqe shprese shpetim per te gjith rruga e dyerve te zgjilljeve eshte e hapur per te gjith mungon vetem angazhimi,per ta pranuar dhe per ta praktikuar dhe arritur per gjithca kemi nevoje ,askush te mos mendojne se nenshtron shkatrron poshtron apo sundon dike padrejtesisht,sepse pas do ket shkatrrimin e vet,a nuk kuptoni se nuk jemi krijues zgjilljesh qe te mos kemi nevoj per asken ,por zgjilljet tona varen ne unitetin e formimit ligjerimit pranimit dhe praktikimit te rregullit mases ligjit vleres formimit sipas nje percaktimi te vet ati qe e krijoj, pra kjo eshte domosdoshmeri,formimi mbi bazen e njohjes krijuesit vleres virtytit,moralit rregullit ligjit dhe praktikimit tije,sepse ne kete e ndiejm ne shpirte dhe duam gjith per vete ,por kur nuk e pranojme dhe praktikojme si per vete per te gjith,ne kemi bere padrejtesi ,por qe kur bejme padrejtesi tjereve tjeret do na bejne neve ,drejtperdrejt keshtu i bem padrejtesi vetes ,por qe padrejtesi ,nuk pranojme te na bejne dikush ,ne asnje menyre,por kur kuptimi na vjen ne burim qe sejcili ne kete bote do jete shpetuesi apo humbesi,e mira apo e keqa vetes vet dhe te keqen ,nuk ja deshiron vetes vet,ketu ndollemi ne piken e qartesise dhe gjallerise se mendimit sejcili brenda vetes vet, inteligjences vet qe sejcili per veten te zgjellin natyralitetin e vet ne menyre natyrale per vetveten e vet,dhe keshtu do pranonim njeritjetrin si te njejte njerzore ,ne krijim dhe te drejta ,dhe keshtu vjen ndryshimi dobia qartesia zgjilljet siguria paqa dhe largohet nga mezi jone gjitha te keqiat

  2. Liku Zagarin po e ben ti mor te qifte saliu mamin babin dhe cfare te mban pragu I shtepise,flit per cfare di ti dhe mos u mer me te tjeret,sa per.arin ky e di ku do shkoj sot,te saliu ke rrallen shishen e shurres me vete

  3. I parmer
    Qenke valla i kaLit. Te ifte serbia, kina e euro azima te gjalle e te vdekur. Rrace e edvin kurves dhe erion bagjelles, sperme sllavo serbo greke

  4. Sa me siper komentuesit treguan kulturen pellazge..dhe miresjelljen atdhedashese…te majte e te djathte ky vend meriton politikatet pisa qe ka…

  5. pse ziheni kote, shqiptareve u ka ngordhe nervi punes edhe kerkojne te behen te pasur me droge vjedhje edhe prostitute, sna e ka fajin as sala as rama per keto gjera, ne duam te behemi te pasur brenda nje dite edhe ndoshta edhe nje ore, kjo eshte ajo qe ne nuk e kuptojme qe puna eshte gjeja me e mire qe te mban gjalle, ajo qe tele te jesh i qete ne jete, se keta qe arestohen ne perendim fillojne edhe i lajne hesaper ne shqiperi

  6. O rrK qe e quan veten janullatos zigur mos qi kaq shume me llafe,por futja tirane-durres me arka bosh pastaj te saliu me shishen e shurres se idhulli do shurroj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *