• |
ide | kryesore

Messi Kampioni i Vitit: mund Ronaldon me dy gola

F1, Sport



Spanjës i mungon Cristiano Ronaldo (Real Madrid me shumë se të gjithëve), ndërsa ajo që zgjat prej më shumë se një dekade, nuk ka mbaruar ende: rivaliteti Messi-Ronaldo nuk duket se do të ketë fund. Mbreti i Vitit është numri 10 i Barcelonës, që ka kaluar vetëm me dy gola kampionin portugez. CR7 ka luajtur ndeshjen e fundit të vitit me bardhezinjtë, duke shënuar dy gola që i vlejnë rekordin për startinb më të mirë në Itali të një lojtari debutues, por jo fitoren ndaj rivalit të madh.

Në bilancet e fundit të vitit, Mesi është fiksuar në shumën e 51 golave për vitin kalendarik 2018, ndërsa Cristiano është vetëm dy gola larg (49).

Një histori që zgjat prej një dekade me Pleshtin që barrierën e 50 golave e ka kaluar në në tetë nga nëntë vitet e fundit. Në këtë pikë, dy kampionët barazohen këtu, sepse ky ishte viti i parë që Ronaldo nuk e kalon shifrën e 50 golave në një vit lojë. Rekordi për Messin është gati gati i paarritshëm me 90 gola në 365 ditë në 2012, ndërkohë që portugezi shifrën më të lartë të arritur e ka me 69 gola të fiksuar një vit pas rekordit të Messit.

Të dy i kanë shpallur njëri tjetrit luftë edhe në distancë. Këpuca e Artë 2019, mund të jetë një hap për atë që të dy kampionët ëndërrojnë ta fitojnë edhe njëherë, për të bërë diferencën mes tyre: Topin e Artë. Cristiano në Seria A kryeson listën e golashënuesve me 14 gola, ndërsa Mesin me një gol më shumë është i pari në La Liga.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *