• |
ide | kryesore

Motra e Meghan sulmon dukeshën me statusin e rradhës

Paparazzi, Slider



Samantha Markle është tashmë e njohur për deklaratat e shpeshta në media dhe në rrjetet sociale, kundër së motrës. Një herë e akuzon për disa gjëra, pas disa ditësh i kërkon falje… Duket se Samantha e bën shpesh këtë gjë dhe më shumë sesa e shqetësuar për marrdhënien me të motrën duket e etur për vëmendje. Së fundmi, ajo shkroi një kërkesë për të motrën duke u shprehur se Krishtlindjet janë për familjen dhe janë sentimentale, prandaj do të dëshironte që t`i jepte mundësinë të atit për ta takuar dhe për t`i treguar se e do.Me sa duket, një ditë para Krishtlindjeve Samantha ka ndërruar përsëri mendje, pasi ka bërë një tjetër shkrim kundër Dukeshës.
“Nuk kam parë kurrë dikë kaq të pasjellshëm, të padhimbsur, pa zemër dhe jo prezent në jetën time sa Meghan. Të të vijë turp për atë që i ke bërë babait tonë. Asgjë nuk mund ta rregullojë këtë. E tërheq letrën e Krishtlindjeve, ti nuk e meriton. Si guxon të hysh në një kishë?” -ka shkuar Samantha duke shtuar se nuk di fjalë aq të këqija sa ta përshkruajë se si ndihet për Meghan-in dhe për urimin e Krishtlindjeve të Kensington Palace, ku flitej për bashkim dhe falje.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *