• |
ide | kryesore

Në 4 janar mbyllet autostrada Tiranë – Durrës, ka punime pranë Qafë Kasharit

Lajme, Të fundit



Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në datë 4 janar 2019 do të mbyllet autostrada Tiranë-Durrës për shkak se do të nisë ndërhyrja emergjente për përmirësimin e ‘situatës së përmbytjeve me ndërtimin e dy tombinove’ në segmentin Tiranë – Qafë Kashar.
ARRSH sqaron se di do të bëhet devijimi i qarkullimit pas orës 05:00 të datës 4 janar. ARRSH u kërkon drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë.

DEKLARATA E PLOTË

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga data 4 Janar 2019 ora 05:00 në mëngjes, në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performancë të Bankës Botërore do të fillojë ndërhyrja emergjente për përmirësimin e situatës së përmbytjeve me ndërtimin e dy (2) tombinove në segmentin rrugor (autostrada) Tiranë–Qafë Kashar (kthesa Rinas) në kilometrin 6+600 dhe 6+800 (Kastrati & Alba-Elettrica). Punimet parashikohet të realizohen sipas grafikut te punimeve të miratuar.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor dhe respektimin në mënyrë rigoroze sinjalistikën provizore të vendosur dhe udhëzimet e policisë rrugore në terren.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe për të garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.
Për këtë arsye gjatë kohës së kryerjes së këtyre punimeve:

1. Autostrada Tiranë–Durrës në segmentin Mbikalimi Kamzë – Mbikalimi Qafë Kashar, Rinas do të mbyllet plotësisht për trafikun në të dyja drejtimet e lëvizjes.

2. Trafiku do të devijohet për të gjitha mjetet në rrugën dytësore, të cilat do të funksionojnë me një drejtim lëvizje.

3. Rekomandojmë përdoruesit e rrugës që gjatë kësaj kohe të zgjedhin rrugë alternative për lëvizjet në drejtim të veriut (nga Kamza) dhe në drejtim të jugut (nga Ndroqi ose Elbasani).

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar dhe të shfaqur në media. Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë.



2 Comments

  1. Prite kur po mbrenda janarit, qeveria e Ramës të mbyllë edhe rrugln e Elbasanit nga frika se mos shkulet gjithë Shqipëria në Tiranë për të protestuar kundër gjatoshit.

  2. Pyetja kokeforte eshte: pse nuk fillojne pune ne 3 janar, sepse eshte dite pune??? Ky do hapi edhe puseta qe ti shpetoje burgut… A te qifsha Zahon cfare shteti ngrite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *