• |
ide | kryesore

Në Spanjë e japin të sigurtë, Milan pranë “Ronaldos kolumbian”

Sport



Përforcimi i parë në sulm për Milan duket se është Luis Muriel. Lajmin e konfirmon nga Spanja e përditshmja Efe, sipas të cilëve tratativa mes Sevilla e kuqezinjve është në fazën përfundimtare. Në vecanti nga Spanja filtron një akord i arritur mes Leonardo e lojtarit dhe një formulë e gjetur mes dy shoqërive, që duhet të zgjidhin vetëm nyjen për tipin e huazimit: Sevilla kërkon detyrimin e blerjes, Milan kërkon të drejtën të vendosë në qershor nëse do ta blejë përfundimisht opa ta kthejë në bazë. Tratativa është aq e avancuar sa kanë mbërritur konfirmime edhe nga stafi i lojtarit e nga vetë Gattuso, që në konferencë për shtyp ka pranuar se “po flasim”.

Muriel, që për ngjashmërinë fizike dhe në mënyrën e lojës me Ronaldo Fenomenin, gjë që e bëri që në Itali ta thërrisnin “Ronaldo kolumbian”, nuk është një emër i ri për Milan. Raporti i mirë me spanjollët për shkak të cështjes André Silva ka bërë që të dy shoqëritë ta shohin me bounsens këtë operacion. Në këtë sezon, me ardhjen e portugezit, Muriel ka luajtur shumë pak dhe rendimenti i tij ka ardhur në rënie. Profili teknik është nga ato që Leonardo e Gattuso e konsiderojnë ideal për të kompletuar repartin ofensiv: i shpejtë, i aftë të kalojë kundërshtarin, gjithashtu edhe mund të luajë si sulmues i dytë ashtu si në krah në 4-3-3.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *