• |
ide | kryesore

Video / Manchester City e mbyll vitin si duhet, pas dy humbjeve radhazi

F1, Sport, Video



Ringrihet në këmbë në ndjekje të Liverpool, Manchester City i Pep Guardiola, që pas dy humbjeve radhazi u imponua 3-1 në transfertën ndaj Southampton. David Silva i dha impaktin e duhur me ndeshjen Citizens me golin e parë në minutën e 10′ të takimit, por deciziv në fakt në kapitullimin e vendasve ishte autogoli i Ward Prowse, në fundin e pjesës së parë.

Një autogol qesharak, që zhvleftësoi edhe barazimin e Hojberg 8 minuta më parë. Për ti dhënë fund në vetëm 45 minuta kundërshtarëve mendoi Sergio Aguero, që në të tretën shtesë vulosi rezultatin.

Pak ose shumë pak ka ndodhur në pjesën e dytë të takimit, ku është regjistruar edhe kartoni i kuq në fund të ndeshjes për autorin e golit të vetëm të Southampton Hojberg.

Kështu City i dyti në klasifikim, me 7 pikë më pak se Liverpool kryesues: Tottenham pas tij me dy më pak (45). Në ndeshjen tjetër të mesditës, një sukses shumë i çmuar në objektivin shpëtim i Burnley që ka fituar 2-0 ndaj West Ham falë golave të Wood dhe McNeil.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *