• |
ide | kryesore

Zbardhet masakra e Elbasanit, si u ekzekutuan 3 persona në atentat

Kryesore, Lajme



Mbrëmjen e djeshme tre persona me background kriminal u ezkekutuan në një atentat mafioz në hyrje të një restoranti të njohur në rrugën Elbasan – ish Kombinati Metalurgjik, pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit në ora 21:15.

34-vjeçari Endrit Alibej, xhaxhai i tij 56-vjeçar Arben Dylgjeri dhe një mik i tyre turk, 51-vjeçari Erdal Duranay, u ekzekutuan sapo hipën në një makinë tip ‘Range Rover’, pasi kishin darkuar tek restoranti. 18 plumbat e kallashnikovit, të derdhura nga autorë të paidentifikuar ende nga policia, tek makina shkaktuan vdekjen e menjëhershme të Alibejt dhe Dylgjerit. Shtetasi turk ndërroi jetë rrugës për në spital.

(Shtetasi turk) 

Për të gjetur gjurmët e autorëve janë marrë pamje të kamerave të sigurisë si dhe janë shoqëruar dhjetëra persona.

Objektivi kryesor i atentatit të mbrëmshëm nga hetimi i kryer rezulton se ka qenë pikërisht 34-vjeçari Endrit Alibej me të shkuar kriminale jashtë Shqipërisë. Aktualisht pista kryesore ku është përqendruar hetimi është ajo e prishjes së pazareve të drogës pasi 34-vjeçari elbasanas Alibej ka qenë në vitin 2013 i arrestuar për trafik droge në Itali.

Endrit Alibej është arrestuar në vitin 2013 si pjesë e një grupi që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë. Ata u kapën me 10 milionë euro drogë. Ai u arrestua në vitin 2013, bashkë me të vëllain e tij, Andrea Alibej, dhe ishin kokat e një grupi që trafikonte drogë në veriun e Italisë.

Menjëherë pas ngjarjes Policia njoftoi se ngriti postblloqe në të gjitha rrugëkalimet. RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë rrethuan zonën në një perimetër të gjerë si dhe kryen kontrolle për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes. Në vendin ku ndodhi atentati shkoi edhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, mbrëmjen e djeshme. Gjithashtu një grup hetuesish nga Drejtoria e Krimeve të Rënda të Policisë së Shtetit po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të masakrës.

©Lapsi.al 



10 Comments

  1. Cilit grup pra se jeni gazetare leshi. I lepiheni policeve per te marre vesh noi gjo.

    2 banda jane bere lajme ekzotike ne Qelbasan Banda Capja dhe grupi i Suel Celes me mbeshtjetjen e Qazim Sejdinit.

    Me cilen bande jane te lidhur viktimat?

  2. Sa keq na i prishi shifrat e te vrareve ky Sejdini i Elbasanit sepse ky gomari i gjat e ka mendjen tek shifrat jo tek jetet njerzore ????

  3. Rrofte gjeneral Leshi dhe kallam deshtaku..
    Ketu neShqiperi bandat dhe rilindasit bredhin me makina 100 mije euroshe ndersa plicise se shtetit nuk u dhane 100 mije leke te vjetera shperblim per vit te ri se rroge te 13 qe premoti rilindja e kallam deshtakut jo e jo.
    Shkofeshin te gjithe me banda e me rilindas te ripjedhjes ne p..dh te semes se tyre..?
    Gezuar 2019???

  4. Ne kohen e diktatures komuniste,bixhozi ndalohej me ligj,por askush nuk denohej,vetem presion
    kishte ne raste te tilla!!!Perse?-sepse lenia hapur e nje ventili,largonte vemendjen nga problemet
    politike.”Me mire nje ves”se sa akumulim urrejtje ndaj shtetit diktatorial.Edhe bijte e baballareve po
    bejn po te njejten politike si dikur,duke degraduar çdo perpjekje per te protestuar kunder politikes antikombetare,nderkoh qe kundra droges, jo qe nuk marrin as nje mase,por e stimulojn!Perpjekja
    per te perbaltur protesten e emigranteve,tregoi shenjat e nje shoqerie te gangrenizuar,ne agoni
    morale.Nese nje shoqeri si shoqeria shqiptare,e ngarkuar kaq shume emocionalisht nga padrejtesite
    sociale ,nuk e le te lire shperthimin e zemerimit,do te perjetoje nje shok psikik,si e poshtruar dhe
    e mundur nga antivlera.Dhe ky eshte fillimii rrenimit moral te nje shoqerie.Nuk eshte rastesi qe
    Shqiperia eshte kthyer ne Kolumbine e Europes,dhe udhehiqet nga nje kryeminister perdorues droge.

  5. Sa karuc je more zigur po pse proteste e emigranteve e quan ti ate,po une te quaja me te diturin e bandes komentuse ari stalini xixa faxi juri por ti qeke nje RRK qe se paske shokun mor kelysh neokomunisti shko futi nje trahana dhe fli rehat per trute qe ke

  6. Sa Budalla qe je mor zigur qe vetem hartime din te besh te tipit fari balliu para viteve 90,jemi ne shekullin e ri o Budalla

  7. Me fal Zigur por vetem nje gabim ben (nqs do ta quaj gabim) shoqeria ka hik prej kohesh per lesh, rezultatin e ke me shkrim dhe shikim.

  8. Cfare neverie,
    I paguan zyra e information e shtetit me taksat e. Popullit me be propagande pro qeverrise??????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *