• |
ide | kryesore

Boks/ Rekord absolut, Mayweather nxjerr KO Nasukawa në 138″ e fiton 9 milionë euro

Sport

Floyd Mayweather kthehet në ring, fiton lehtësisht dhe rrëmben 9 milionë euro të ardhura në vetëm 138″ sekonda. Kjo është sinteza e ndeshjes ekzibicionuese, eventi kryesor i Vitit të Ri në Saitama Super Arena, në Japoni, mes “The Money” e Tenshin Nasukawa, 20 vjecarit kampion të kickboxing e artet marciale mix dhe një idhull i vërtetë në Sol Levante. Një takim jo ekzaktësisht boksi, por me rregullat e tij e pa gjyqtarë, që Mayweather e mbylli pa histori në pak më shumë se dy minuta me KO.

Një ndeshje e parashikuar me tre raunde por që nuk pati histori që nga fillimi, me Mayweather që e rrëzoi tre herë në tapet kundërshtarin e ri, që doli nga ringu në lot, pas dorëzximit të pashmangshëm pas 2 minutash e 19 sekonda në raundin e parë. Mayweather, që e kishte lënë boksin me rekordin e 50 fitoreve në 50 ndeshje, u prezantua në ring, 5 muaj pas fitores me Conor McGregor, një tjetër kampion i arteve marciale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu