• |
ide | kryesore

Chelsea, të ardhura rekord për 2018

Sport



Kthimi në Champions League sezonin e kaluar dhe shitjet e disa lojtarëve të rëndësishëm si Diego Costa e Juan Cuadrado, i kanë lejuar londinezëve të regjistrojnë në 2018 një faturë hyrëse rekord prej rreth 450 milionë euro e të ardhura prej më shumë se 62 milionë euro.

Inkasimet në hyrje për klubin e teknikut Maurizio Sarri janë rritur 22,7% në krahasim me sezonin e kaluar, falë shitjeve prej më shumë se 110 milionë euro e rreth 50 milionë të ardhurave për pjesëmarrjen në Champions. Përfitimet komerciale janë shtuar prej më shumë se 30 milionë euro, falë kontratës së re të sponsorizimit me Nike për një vlerë prej rreth 60 milionë euro në vit, ndërsa të ardhurat nga stadiumi janë rritur me 8 milionë. Sidoqoftë, llogaritë e këtij sezoni nuk përfshijnë likuidimet e forta për ish-trajnerin Antonio Conte apo stafin e tij teknik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *