• |
ide | kryesore

Frikë nga jelek verdhët/ Në Francë, 147 000 forca sigurie në të gjithë vendin për Vitin e Ri

Planet



Franca do të vendosë më shumë se 147,000 anëtarë të forcave të sigurisë në të gjithë vendin, ndërsa demonstruesit nga lëvizja “xhaketa verdhë” njoftuan se do të bashkohen në një festë publike.

Ministria e Punëve të Brendshme e Francës njoftoi sot se ata kanë masa të forta të sigurisë të nevojshme për shkak të “kërcënimit serioz terrorist” dhe për protesta të mundshme që nuk janë raportuar.

Policia ka bërë të ditur se do të vendosë barriera të sigurisë te Pallati Elize, ku tradicionalisht mbahet festimi i Vitit të Ri.

Në fushën e Elizes pritet edhe një tubim i “jelekëve të verdhë”, një lëvizje e cila nga nëntori ka filluar të organizojë demonstrata për shkak të rritjes së taksave të karburantit, por protesta shpejt u kthye në një shprehje të përgjithshme të zhgënjimit me politikën e presidentit Emmanuel Macron.

Ministria e Brendshme thotë se shërbimet e sigurisë do të kenë për fokus vende të njohura për grumbullim, transportin publik, rrugët dhe qendrat tregtare.

Në të shkuarën festa e Vitit të Ri në Francë është përcjellë me probleme të shumta, ku ndër të tjera, ka pasur shumë automjete të djegura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *