• |
ide | kryesore

Keqardhja e Buffon: “Do të doja të luaja me CR7, por nëse fitoj dua të festoj si i çmendur”

Sport



Gianluigi Buffon kthhet të flasë për lamtumirën nga Juventus: “Kam luajtur me shumë kampionë e për tu matur do të doja të luaja edhe me Cristiano Ronaldo. Por bardhezinjtë nuk do ta ndjejnë mungesën time: është një shoqëri që programon gjithcka aq mirë, sa vështirë se gabon në momenin e zgjedhjeve”. Ndërsa mbi një finale të mundshme në Champions League si ish, portieri është shprehur: “Do të ishte e komplikuar: do të doja të kisha lirinë të festoja si i cmendur në rast fitore”.

Portieri 40 vjecar nuk harron ti japë përgjigjen të gjitha atyre që mendojnë se ka shkuar në Francë për para: “Zilia është njerëzore por nuk kondicionohem nga të tjerët, paratë janë të rëndësishme por jo thelbesore. Kur Paris Saint Germain më kërkoi ishte një krebari e madhe dhe këtu të gjithë më pritën shumë mirë, si në dhomat e zhveshjes ashtu edhe në qytet” ka thënë Buffon për Corriere della Sera.

Buffon mohon se zgjedhja Psg ishte e lidhur me Champions: “Nuk kam ardhur këtu për ta fituar, por shpresoj ti jap dicka më shumë dhe kam ambicjen për tu përmirësuar atë që është bërë deri tani”. Por nëse do të mbërrijë një sfidë kundër Juventus përpara finales “do të ishte bukur dhe e cuditshme. Por do të kthehesha në stadiumin tim, mes tifozëve të mi, me të cilët jam ndarë i prekur. Një riatdhesim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *