• |
ide | kryesore

Nuk ishte aksident, Belardinelli u shkel qëllimisht: arrestohet Marco Piovella, krye ultrà i Inter

Sport, Video



Marco Piovella, krye ultrà i Inter, është arrestuar si pasojë e hetimeve të kryera për ngjarjet e ndodhura përpara Inter-Napoli në 26 dhjetor që cuan në vdekjen e Daniele Belardinelli. Arrestimi është bërë me kërkesë të prokurosisë së Milanos në bazë të elementëve të mbledhur në ditët e fundit të hetimeve, si organizator në konfliktet e 26 dhjetorit. Sipas deklarateve të vetë Piovella, tifozi zikaltër Belardinelli, më shumë se është aksidentuar, është shtypur ngadalë nga një makinë e errët që i kaloi sipër, “me shpejtësi të vogël”, me “dy rrotat nga ana e djathtë e mjetit”.

DEKLARATAT E MARCO PIOVELLA
“Më kujtohet se e pashë, në rrugën Novara, Daniele Belardinelli i shtrirë përtokë, nuk e di përse, rrëshqitur apo rrëzuar aksidentalisht – ka deklaruar Piovella -. Në ato caste pashë një makinë, me shpejtësi të ulët gati e ndaluar, që kaloi mbi trupin e Daniele, me rrotat e djathta. Nuk më kujtohet nëse makina u largua me shpejtësi apo ngadalë. Më kujtohet që ishte e errët, me përmasa normale, por tek detajet nuk kam siguri, sepse përqendrimi im ishte tek Daniele”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *