• |
ide | kryesore

Pushime në det për Vitin e Ri: Ronaldo heq fiksimin e çmimeve dhe flet për akuzat e përdhunimit

Sport



2018 e Cristiano Ronaldo mbyllet me një cmim, i panumërt në karrierën e tij, por i pari që kur ka veshur fanellën e Juventus. Pasi pa të humbiste Topin e Artë dhe u anashkalua nga juritë për cmimet e Fifa e Uefa, CR7 ka marrë nderimin si lojtari më i mirë portugez në 2018.

I intervistuar nga gazeta “Record”, që i ka dorëzuar cmimin, Ronaldo ka folur për ndjesitë që i krijojnë cmimet të kaluara apo të ardhshëm: “Nuk jam i fiksuar nga cmimet individuale. Gjëja më e rëndësishme është të ndihmoj skuadrën të fitojë, gjithcka tjetër është një rrjedhojë natyrale. I njëjti diskutim vlen edhe për rekordet: ti thyej nuk është ide fikse, ajò që ka rëndësi është të përmirësohem gjithnjë. Nuk është e lehtë, sepse niveli teknik, taktik e fizik i të gjithë skuadrave është ngritur, të fitosh është bërë më e vështirë e për këtë duhet të punoj shumë për të qenë në majë. Të fitosh është bukur dhe më bën të lumtur, por nëse nuk ndodh nuk është fundi i botës”.

E pashmangshme pyetja mbi akuzat për përdhunim që erdhën nga Amerika nga ana e ish-modeles Kathryn Mayorga. Një rast që ka shënuar muajt e fundit të 2018 së Cristiano, që ka bindjen e mbylljes pozitive të cështjes: “I gjej të shëmtuara akuzat e ngritura për mua, por në të njëjtën kohë jam i qetë, sepse e kam ndërgjegjen e pastër”. Në fund CR7 hap derën për Kombëtaren e Portugalisë: “Në 2019 kam ndërmend të kthehem në dispozicion të trajnerit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *