• |
ide | kryesore

Rama: Kush mban hapur bastet do të përfundojë si bosat e tyre

Lajme, Të fundit



Një ditë para hyrjes në fuqi të ligjit për lojërat e fatit, kryeministri Rama ka paralajmëruar të gjithë qytetarët që do shkojnë kundër këtij vendimi se do të përfundojnë si bosat e tyre, duke iu referuar këtu Ervis Martinajt, njëri ndër pronarët më të mëdhenj të industrisë së basteve në vend. Rama ka paralajmëruar gjithashtu dhe ata oficerë policie që “bëjnë një sy qorr”.

Rama: Kemi konstatuar ca përpjekje për të krijuar skema ilegale për të transferuar lokalet ku pronarët të përdorin skema të mbyllura. Po ju them të gjithë atyre që u kanë hyrë këtyre fantazive do të përfundojnë aty ku kanë përfunduar bosat e tyre.
Gjithë policia do të jetë në këmbë që prej nesër dhe ju lutem qytetarëve që të njoftojnë që prej nesër për çdo rast ku ato ndodhen.

Njësitë e lojërave të fatit janë të dokumentuara dhe nëse do të funksionojnë haptas ose mbylltas dhe nëse do të konstatohet nga qytetarët do të bjerë direkt mbi drejtuesit e policisë përgjegjësia. Ky është mesazhi që dha dje ministri i Brendshëm. Boll më me paratë e prindërve që derdhen në llumin e kumarit.

Pyetjes, po ata që mbesin pa punë u përgjigjem thjesht; vitin e ardhshëm kemi një rritje të kurseve të trajnimit profesional. Shumë nga ato njësi do të transferohen në biznese të tjera dhe do të krijohen vende pune. Benefitet janë të pallogaritshme.



8 Comments

  1. Te shohim sa me vendosur do tregohesh, se te gjitha pseudo aksionet e tua te meparshme kane perfunduar flluska sapuni.

  2. I rropi, i leckosi me mareveshje te fshehta, e pasi u ngp, keshtu i hedh ata qe i shtrydh ky. Kete metode kane qelbesirat, merr, e vidh edhe per mua e pastaj ik, pa u lagur. E shikoni me ministrat hajdute se si veproi. E nisi me saje qorrin, e deri tek keta qe po vjedhin me investime ;;offshoor. m me dokumenta fallco. Ky eshte i pa ndereshmi bandit KM qe na rrjep cdo dite. Per llotot mire eshte kur mos te privatizohen nga familja.

  3. Pse si perfunduan boset. Apo fute dike ne burg pasi u be terror dhe masaker ne mes te bllokut. Me kete mburresh ti???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *