• |
ide | kryesore

Rrëfehet Igli Tare: “U nisa në këmbë për në Gjermani. Në Romë kam marrë kërcënim me vdekje”

Sport



Në intervistën për Sky Sport 24, drejtori sportiv i Lazio, Igli Tare, ka rrëfyer anekdoda në lidhje me të kaluarën e tij si futbollist e të tashmes si drejtues. Nga debutimi në Gjermani, deri tek ideja për tu larguar nga Roma. Me skuadrën kryeqytetase, në fakt, ka rinovuar deri në 2020, por shitja e Hernanes rrezikoi ti jepte fund historisë së dashurisë me bardhekaltrit.

Je një drejtor sportiv “i padukshëm”, shihesh pak e shihen pak edhe zbuluesit e tu nëpër stadiume. Bën vetë gjithcka, apo jeni të aftë të fshiheni?

“Unë dërgoj vërdallë ndonjë ish-futbollist që ka luajtur me mua, besoj tek ata sepse dinë cfarë është e rëndësishme për mua tek një lojtar. Ose më saktë, fiziku, teknika e gjuha e trupit që është fondamentale në fushë, të bën të kuptosh karakterin e një lojtari”.

Është e vërtetë që ku u largove nga Shqipëria për të kurorëzuar ëndërrën tënde u nise në këmbë, pa dokumente, duke kaluar kufirin për në Gjermani?

“Po është e vërtetë, por nuk më vjen turp. Pas kësaj aventure ishte një ëndërr për tu përmbushur dhe jam shumë krenar për rrugën që kam bërë”.

Arrite në Gjermani, luaje pasdite e në mëngjes punoje si kopshtar. Një ditë u vrave me një teh

“Arrita në Gjermani, duke i propozuar skuadrave të bëja një provë. Ludëigshafen më dha mundësinë të stërvitem me ta. Duke qenë se nuk ishin një skuadër me nivel të lartë financiar më propozuan këtë punë. Një ditë një kolegu im nuk u tregua i kujdesshëm me një motosharrë e më goditi në këmbë. Isha me fat se më hoqi gati 3 milimetra kockë”.

Si reagove kur Lotito të kërkoi të bëheshe drejtor sportiv? Doje të vazhdoje të luaje?

“Po, kisha një akord me të për të rinovuar kontratën edhe për dy vjet. Kur presidenti Lotito më kërkoi të pranoja kërë detyrë i thashë vetes: ‘Ky është i cmendur”.

Ke menduar ndonjëherë të largohesh?

“Ndershmërisht po, sidomos duke menduar familjen. Kemi marrë edhe kërcënim për vdekje, gjëra që nuk tregohen. Ato ishin momente ku mendoja nëse ja vlente të vazhdoja, apo të hiqja dorë. Por gjithnjë kam menduar se kam punuar me zemër për shoqërinë dhe isha i bindur se herët a vone do të dukej vlera e kësaj pune. Falë Zotit ishte kështu”.

Kështu, ke pasur frikë në Romë për familjen tënde?

“Po, në disa moment kam patur frikë për fëmijët e mi. Në mënyrë të vecantë, në periudhën e shitjes së Hernanes. Ishte një moment i keq, që e mbaj mend si eksperiencë negative. Një pjesë e imja, vdiq aty, për sa i përket mënyrës së përjetuari futbollin. Aty sheh vërtet pjesën e keqe të futbollit”.

Cështja Milinkovic-Savic, një nga goditjet e tua të mëdha; ndërsa ai kryente vizitat mjekësore për Fiorentinën, cfarë po bëje në minutat që paraprinë goditjen?

“Në ato minuta isha personi më i sigurtë në botë se Milinkovic, pavarësisht se kishte shkuar aty, do vendoste të vinte tek Lazio. Një mbrëmje më parë, më telefonoi, duke më thënë se duhet të shkonte për respekt të të atit, por se do të vinte tek Lazio. Më tha të rrija i qetë e për këtë i jam mirënjohës, sepse ka pak lojtarë që e bëjnë dicka të tillë”.

Cfarë merkato do të jetë ajo e Lazios në janar?

“Ndoshta do të jetë më tepër në dalje për ndonjë lojtar që nuk gjen hapësira. Vetëm në rast shitje do të kemi mundësinë edhe të blejmë ndonjë lojtar”.

Cfarë nuk kanë kuptuar ende tifozët e Lazios nga Tare?

“Nuk e di. Në vitet e fundit, kudo shkoj nëpër qytet, më njohin por futbolli është një punë ku rëndësi ka e tashmja. Unë kërkoj ta jetoj në këtë mënyrë, të jem vetvetja me shoqërinë. Edhe zgjedhja për të rinovuar për katër vjet të tjerë, edhe pse kisha kërkesa nga skuadra të rëndësishme, më bëri të kuptoj që kjo shoqëri për mua është dicka e rëndësishme”.

Kështu, kishe oferta të mëdha? Një zgjedhje besimi, kjo që qendrove…

“Po, ka marrë ndonjë. Kur vijnë këto momente kupton vërtetë cfarë do të thotë e tashmja për ty. Kur vlerëson me zemër, ajo më tha të qendroja këtu. Cdo zgjedhje që kam bërë në jetë, e kam bërë duke dëgjuar zemrën, jo interesin e jam krenar që bëra këtë zgjedhje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *