• |
ide | kryesore

Temperatura të ulëta priten sot, ditën e ndërrimit të viteve

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme moti do të jetë i ftohtë dhe me erë.

Sipas MeteoAlb do të ketë kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme që do të dominojnë të gjithë territorin gjatë orëve të para të ditës.

Në zonat malore pritet të ketë dhe reshje bore, por sërish rastet do të jenë të izoluara. Pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim të kushteve të motit, ku kthjellimet do të jenë dominante.

Temperaturat e ajrit bien lehtë në mëngjes duke u luhatur vlerat nga – 4°C në 14°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35-40 km/h nga drejtimi verior- veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

 



1 Comment

  1. Skiftere e shpellare shikoni foton e tiranes qe botohet nga mediat perendimore,krahasojeni me foton e lulit ne vitet 2011-2015 qe ta kuptoni dhe vizionin perendimor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *