• |
ide | kryesore

U mbyt në Pogradec, gjendet sot trupi i viktimës

Arkiva



Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Pogradec, gjendet trupi i pajetë i Ramazan Kojtarit, shqiptarit i cili u mbyt dje së bashku me mikun e tij Arben Pupa në rezervuarin e fshatit Radomirë.

Pasi polumbarët e ardhur nga Tirana ndërprenë punimet për shkak të ujit shumë të ftohtë, ditën e sotme, më 31 dhjetor, u gjet edhe trupi i të 53 vjeçarit. Dy viktimat kishin dalë dje për të peshkuar. Shkaku që solli tragjedinë nuk është zbuluar ende, por mendohet që varka e tyre të jetë çarë ose të ketë qenë e mbingarkuar duke sjellë kështu mbytjen e dy peshkatarëve.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *