• |
ide | kryesore

1 janar 2019, hyn në fuqi ligji i mbylljes së lojërave të fatit

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme ka hyrë në fuqi ligji për mbylljen e lojërave të fatit në të gjithë vendin.

Vendimi i qeverisë për të mbyllur më 31 dhjetor 2018, në të gjithë territorin e Shqipërisë, kazinotë elektronike, bastet sportive, sallat e bingove, bastet on line, bastet me gara në pistë, u miratua në fund të muajit tetor, në seancën plenare të Kuvendit me 75 votat pro të mazhorancës, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim.

Qeveria ka parashikuar që të papunët e basteve të trajtohen me kurse rikualifikimi.

Qeveria ka gati një plan konkret për t’u ardhur në ndihmë të gjithë personave që mbeten pa punë pas mbylljes së “lojërave të fatit”, në mënyrë që ata të kualifikohen dhe të gjejnë një mundësi tjetër punësimi, shkruan Atsh.

Ndërkohë që nga 1 janari 2019 pritet të nisë funksionimi i skuadrës dixhitale për mbylljen e të gjitha faqeve të basteve online jashtë vendit.

Ligji për mbylljen e basteve sportive dhe kazinove, parashikon zhvendosjen e këtyre të fundit vetëm në hotele me 5 yje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *