• |
ide | kryesore

Çmenduria që do të kishte bërë Moratti: “CR7 tek Juventus do t’i isha përgjigjur me Messi”

Sport



Massimo Moratti, emri që lidhet gjithnjë me Tripletën e 2010, është nga ata që fjala i dëgjohet kur vjen puna tek futbolli. Ish-pronari zikaltër me deklaratën e tij, mbi goditjen e rivalëve të përjetshëm me Cristiano Ronaldon, ka shtuar keqardhjet e zikaltërve: “Si do ti përgjigjesha blerjes së Ronaldos? Besoj që Inter duhet të kishte dhënë një sinjal. Të gjithë ekuptuam se dicka duhej bërë sepse Ronaldon e kishte marrë Juventus. Të paktën një tentativë për Messi do ta kishim bërë…”.

“Do të kishte qenë shkatërrimi ekonomik total i Inter, por kurrë nuk i dihet… – ka shtuar Moratti ngjatë një interviste ekskluzive për Sky – Ndër të tjera, duhet pranuar se bardhezinjtë bënë një operacion të shkëlqyer: askush nuk e priste, nuk kishin as nevojë. Goditja që bënë ishte një dhuratë e bukur për tifozët, pikërisht si Ronaldo ynë, në kohë të tjera”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *