• |
ide | kryesore

Kim Jong-un i bën thirrje SHBA-së: Hiqni sanksionet

Lajme, Të fundit



Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un është shprehur se është përkushtuar ndaj denuklearizimit, por paralajmëroi se do të mbajë qëndrim ndaj SHBA-së, nëse vazhdojnë me sanksionet ndaj vendit të tij.
Donald Trump dhe Kom Jong-un janë takuar në Singapor në muajin qershor. Jong-un i ka bërë të qarta synimet për heqjen dorë nga armët bërthamore, por pa dhënë detaje se si dhe kur do të ndodhë proçesi.

“Koreja e Veriut mund të zgjedhë rrugë të re në marrëdhëniet me SHBA-në, nëse ajo nuk e mban premtimin e saj të dhënë përpara gjithë botës dhe insiston në sanksione dhe presion mbi republikën tonë”, tha lideri i Korese komuniste. Ai po ashtu shtoi se është i gatshëm të takojë përsëri Trumpin. Adresimi i Vitit të Ri është një traditë që Kim Jong Un e ka marrë nga gjyshi i tij, themeluesi i vendit komunist, Kim Il-sung.
Fjalimi synon kryesisht një audiencë të brendshme dhe përqendrohet te ekonomia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *