• |
ide | kryesore

Mesazhi i Kryemadhit për festat e fundvitit: Të gjithë të kontribuojnë për largimin e Ramës

Lajme, Të fundit



Edhe në urimin për festat e fundivitit Monika Kryemadhi gjeti rastin të shpreh pakënaqësitë me kryeministrin me Edi Rama. Kryetarja e LSI shkruan se tashmë është koha që të gjithë të kontribuojnë për largimin e Ramës.
Sipas Kryemadhit ky duhet të jetë viti i ndërgjegjësimit dhe revoltës qytetare.

“Çdo vit meriton një urim në zanafillën e tij.

Qoftë 2019 vit i mbarë dhe i begatë për shqiptarët!

Urimet e politikanëve zakonisht janë pjesë e protokolleve, që nuk lexohen asnjëherë nga fillimi në fund. Ndaj për këtë, sot si nënë, dua t’ju uroj të gjithë familjeve shqiptare; qofshi çdo ditë të vitit, që sapo ka hyrë, të paqtë e të gëzuar, iu realizofshin të gjitha dëshirat dhe ëndrrat fëmijëve tuaj. Si grua dëshiroj sa më shumë integritet e forcë për zonjat dhe vajzat shqiptare, që janë motorri dhe frymëzimi në familje dhe shoqëri. Dhe si politikane, uroj dhe shpresoj që ky vit të jetë i duhuri, për të sjellë më shumë siguri e jetë të mirë për qytetarët shaiptarë.

Shpirti i protestës shoqëroftë çdo ditë të gjithë ata që nuk mund ta durojnë më këtë qeverisje të papërgjegjshme.

Është koha që të gjithë të përpiqemi dhe të kontribuojmë për largimin e Edi Ramës, përgjegjësit kryesor për situatën e paprecedentë në të cilën ndodhet Shqipëria.

Qoftë 2019-a viti i ndërgjegjësimit dhe revoltës qytetare, për ti dhënë shpresë fëmijëve të shqiptarëve që Shqipëria do të bëhet një ditë vendi nga i cili jo të gjithë do të duan të largohen sa më parë.

Nga mot gëzuar e me Shqipërinë që meritojmë!”



5 Comments

  1. Perse duhet te heqim nje plehre qe te vijenje plehere akoma mee keqe ???

    Perse shqiptaret kane 28 vite qe zgjedhin midis 2 te keqijave , ate qe eshte me e vogel ?
    Kur do vije ajo dite qe te zgjedhim ate qe eshte shume me i mire nga nje i mire..

  2. Jo mi jooooo asnji nuk i pranon urimet nga ty dhe as nga gjith politika
    Zvarre do ju terheqim neper rruge te gjitheve ju o kerma o hajdut ordiner o kanceret e kombit

  3. Po pse kaq budalla e bani kete popull? Ai e din mire qe ne qershor eshte periudha e nderzimit, dhe ulkonja nuk do ta mbaj edhe per shum koh hungerimen

  4. 400 ha zone turistike kan ble ne qafen e Thores, ne Theth, duke fillu nga lokali Bajtaktari. Bene nje shpim pusi 400 ml, po nuk ju doli uje. Atehere ban 5 km tubacion ujsjellesi nga maja e maleve. Vendosen dhe linjen elektrike 20 Kv. Sa te qetesohen pak punet do bajne teleferikun ma gjigand.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *