• |
ide | kryesore

Nasri, makthi mbyllet me 2018: për vitin e ri kthehet në fushë për West Ham

Sport



Kalvari përfundoi e nuk kishte mënyrë më të mirë për të kthyer faqe se të priste mbërritjen e vitit të ri për të nisur një aventurë të re. Samir Nasri në 2019 do të kthehet të luajë e do ta bëjë me fanellën e West Ham, që ditën e fundit të 2018 lajmëroi firmën me mesfushorin 31 vjecar francez. Nasri ishte i ndaluar nga një pezullim, për shkak se u gjet pozitiv në një kontroll antidoping: Uefa vendosi atëherë një dënim 18 mujor duke filluar nga 1 korrik 2017 e tani ka ardhur momenti që ai të kthehet në fushë.

Ish-Manchester City nuk luan një ndeshje që nga 26 nëntori 2017, kur ishte i impenjuar në Turqi me Antalyaspor, me të cilët e zgjidhi kontratën në 31 janar të vitit të kaluar. Që atëherë mbeti pa klub e vetëm disa javë më parë nisi të stërvitet me Hammers. Një lloj prove e kaluar që i kanë dhënë të drejtën e kontratës deri në fund të sezonit me opsionin për rinovim, për 1,5 milionë euro.

“Zgjidhet një skuadër për ambicje dhe projekt, mendoj që West Ham ka gjithcka për të qenë një nga skuadrat e mëdha të Londrës. Të kthehem në kampionatin më kometitiv në botë, me një skuadër ambicioze dhe një trajner që e njoh: është gjëja më e mirë në botë dhe jam shumë i kënaqur për këtë aventurë”, ishin fjalët e para të Nasri, që tek Hammers do të gjeje Manuel Pellegrini, trajnerin që e ka patur më parë tek Citizens nga 2013 në 2016.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *