• |
ide | kryesore

Plagosen tre persona në Manchester, dyshime për sulm terrorist

Lajme, Të fundit



Dy kalimtarë dhe një polic janë goditur me thikë prej një burri në stacionin Victoria të Manchester, në Britaninë e Madhe.

Pas sulmit, agresori është arrestuar menjëherë nga agjentë të rendit, të cilët shkuan menjëherë në vendngjarje pas alarmit të dhënë nga të tjerë kalimtarë.

Në spital janë transportuar tre të plagosur dhe për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.

Agresori është sulur ndaj kalimtarëve duke thirrur ‘Allah’. Autoritetet po hetojnë për sulmin.
Sipas disa dëshmitarëve, burri ka thirrur fraza të tipit: “Nëse sulmoni vende të tjera duhet të prisni këtë në shtëpitë tuaja”. Arma e përdorur ishte një thikë kuzhine e gjatë 25 centimetra.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *