• |
ide | kryesore

Premier League, goli i parë i 2019 është i Vardy: Everton fundoset

F1, Sport



Një diagonale precize me të majtën e Jamie Vardy vendos sfidën në Goodison Park mes Everton e Leicester. Ndeshje e bllokuar deri në minutën e 58’, kur sulmuesi anglez përfitoi nga një gabim i Keane e, i shërbyer mirë nga Ricardo Pereira, mposht Pickford në shtyllën e dytë. Kështu goli i parë i 2019 është i Jamie Vardy në Premier League. Problemi është se në Goodison Park, Everton vazhdon të mos bindë, pavarësisht një organike që në verë i bëri të ëndërrojnë tifozët e Toffees.

Një pjesë e parë pa emocione, me miqtë të rreshtuar në mënyrë inteligjente, pa rrezikuar pothuaj asgjë. Ndeshjen e bëri Everton, por pavarësisht dominimit territorial nuk arriti kurrë të impenjojë Schmeichel. Cdo gjë u përsërit në të dytën, deri kur mbrojtja vendase gaboi rëndë: në topin e gjatë të portierit, Keane gaboi ndërhyrjen duke e dorëzuar topin në këmbët e Ricardo Pereira, asist i të cilit për Vardy nuk mund të cohet dëm.

Marco Silva zëvendëson Walcott e Andrè Gomes, të dy zhgënjyes, me Bernard e Tosun, por Foxes rezistuan deri në fund dhe cojnë në shtëpi tre pikë të një ndeshje të luajtur me inteligjencë taktike për tu admiruar.

99 gola mes profesionistëve për Vardy, i shtati këtë vit. Për Leicester, që kthehet tek fitorja pas humbjes me Cardiff, rinis ndjekja e një vendi në Europë. Everton tregoi përsëri një sterilitet ofensiv e klasifikimi është zhgënjyes, ndërkohë që 2019 filloi në mënyrën më të keqe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *