• |
ide | kryesore

Selishtë/ Ushtarakët kontribuojnë për përmirësimin e kushteve të një kopshti

Lajme, Të fundit



Më kursimet dhe punën e tyre, efektivët e Policisë Ushtarake kanë rikonstruktuar një kopësht në Selishtë, si dhuratë për Vitin e Ri, për fëmijët e kësaj zone të thellë në Bashkinë e Dibrës.
Fëmijët do të kenë mundësinë të mësojnë në një ambient më komod, më të ngrohtë dhe të pajisur me mjetet, librat dhe lodrat e duhura.

Ministrja Xhaçka, ka parë nga afër punën e bërë për përmirësimin e kushteve të kopshtit duke vlerësuar punën dhe bujarinë e efektivëve të Policisë Ushtarake.

“Dua të falenderoj nga zemra efektivët tanë të Policisë Ushtarake për këtë dhuratë shumë domethënëse që u kanë bërë këtyre fëmijëve këtu në kopshtin e Selishtës.

Përmes kursimeve të tyre, përmes dhuratave të tyre, kemi mundur që të riparojmë kopshtin dhe t’u krijojmë një ambient shumë më të përshtatshëm për të ndenjur, për të mësuar edhe dua ta theksoj që siç e kemi thënë në fakt edhe në raste të tjera që, ushtarakët tanë e kanë kuletën e vogël por e kanë zemrën shumë të madhe”, u shpreh Xhaçka.



1 Comment

  1. Duke e publikuar kete, ju thjeshte i keni dhene nje dore te rendesishme nje metode te paligjshme e te pamoralshme per detyrimin e punonjesve per te dhene “vullnetarisht” pagen e tyre te pamjaftueshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *