• |
ide | kryesore

Taulant Balla: 2019-ta do të jetë viti historik i fillimit të negociatave me BE-në

Lajme, Të fundit



Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Tulant Balla, në urimin e tij për shqiptarët për vitin 2019, ka treguar dhe për nisjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Sipas Ballës 2018-ta ishte viti i krijimit të institucioneve të Drejtësisë së re, ndërsa 2019 do të jetë viti historik i fillimit të negociatave të Shqipërisë me BE-në
Duke cekur edhe protestën e studentëve, Balla tha se ata i dhanë një mesazh të gjithëve.

“Ishte një mesazh që i dha shpresë Shqipërisë. Ne duhet ta kuptojmë më së miri. Siç me të drejtë kryeministri e vlerësoi, ishte një shuplakë për qeverinë, pavarësisht se ishte një grusht për opozitën. Opozita të shikojë pozicionin e vet, ndërkohë që ne kemi marrë gjithë angazhimin për të adresuar të gjitha kërkesat e tyre dhe për të ndryshuar komplet procesin e bashkëqeverisjes që nisëm në qershor të vitit 2018”, deklaroi Balla.

https://www.facebook.com/b.taulant/videos/2114165758697279/



4 Comments

  1. Flet kryetari i grupit te krimineleve te PS..
    Ky eshte me debili me injoranti i politikes shqipetare..
    Se çfare lidhje ka ku moster me politiken vetem kallam deshtaku e din..!!!???

  2. doli palla me dhene mend do te thote se nuk do kete hapie negociatave pa u degdisur palla me kompanine e krimineleve te ri pjellies

  3. Zot na rruaj, kur merr dhe ky poza lideri.
    Fatkeqesi e madhe , ku eshte katandisur Shqiperia. Eshte dhe dita e pare e vitit, mos na jepni nga keto lajme se na hapet barkun.
    Eshte gjynah ta tresesh gjelin ne kete forme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *