• |
ide | kryesore

Dy shqiptarë arratisen nga burgu në Greqi

Lajme, Të fundit



Nga burgu i sigurisë së lartë në Koridhalo në Athinë, janë arratisur dy shqiptarë, Elvis K. dhe Leonard P.

Dy shqiptarët janë dënuar për shkak të grabitjeve ndaj të moshuarve. Ata janë arratisur mbrëmjen e djeshme, por vetëm sot në mëngjes është vënë re se mungonin.

Shqiptarët vuanin dënimin në sektorin D të burgut. Sipas policisë greke shqiptarët kanë prerë hekurat e dritares, kanë dalë në “zonën e vdekur” dhe janë varur me litarë në pjesën e jashtme të murit të burgut duke arritur të arratisen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *