• |
ide | kryesore

FOTO/ Cilët janë shqiptarët e arratisur nga burgu i sigurisë së lartë në Greqi

Lajme, Të fundit



Dy shqiptarë u arratisën nga burgu i sigurisë së lartë në Koridhalos në Athinë. Ata janë Elvis Pepa dhe Leonard Pepa. Dy shqiptarët janë dënuar për disa grabitje të të moshuarve. Ata janë arratisur mbrëmjen e 1 janarit, por vetëm mëngjesin e një dite më pas është vënë re se shqiptarët mungonin. Shqiptarët vuanin dënimin në sektorin D të burgut.

Sipas policisë greke shqiptarët kanë prerë hekurat e dritares, kanë dalë në “zonën e vdekur” dhe janë varur me litarë në pjesën e jashtme të murit të burgut duke arritur të arratisen. Policia ka nisur një operacion për gjetjen e tyre ndërsa rasti i është referuar ministrisë së Drejtësisë. Nga zbardhja e kamerave të sigurisë shihet se shqiptarët kanë arritur të largohen rreth orës 20:30.

Sipas autoriteteve të burgut, dy shqiptarët kanë shfrytëzuar zonën e cila nuk ruhej me policë, dhe kanë arritur të kapërcejnë murin e rrethimit me litar. Dy shqiptarët e arratisur edhe pse kanë të njëjtin mbiemër, mësohet se nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin. Sipas të dhënave deri tani, njëri është nga Elbasani dhe jetonte në Korfuz, ndërsa tjetri jetonte në Athinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *