Në Shiko Kush Luan të ftuar ishin grupi i Threedots me Flori Mumajesin, Klajdi Harunin, Brunon, Kejsi Tolën, Krusitën dhe Dj Vickyn.
Lojëra, shaka dhe plot të pathena na shoqëruan, por gjithçka u finalizua me një moment shumë te veçantë,një homazh nga artistët për artistët. Vetë ata kënduan disa prej këngëve të vjetra që na kanë shoqëruar në fëmijëri e ndër vite.
« Viti i Ri është një natë festive faktikisht dhe ne po festojmë gjithë kohës. Por është e rëndësishme të kujtojmë ata që kanë kontribuar në muzikë, që i kanë dhënë muzikës shumë. Dhe unë mendoj që ka njerëz që në vitin 2018 nuk u kujtuan sa duhet. Ne kemi zgjedhur disa kënge me të cilat jemi rritur, është një homazh i shkurtër. »- u shpreh Flori.