• |
ide | kryesore

Një arkëtare restoranti rrezikon martesën e Nainggolan: çifti takohet në një shtëpi në Milano

Sport



Situatë komplikuar për Radja Nainggolan jashtë fushës. Pas faljes së Spalletti e rikthimit në fushë, Ninja duhet të zgjedhë tashmë problemet sentimentale. Në vecanti, sipas asaj që bën të ditur e përjavshmja Oggi, mesfushori belg është pranë divorcit me të shoqen Claudia për shkak të një historie dashurie me Ginevra, një arkëtare në një restorant të famshëm në Milano.

Mesfushori zikaltër ka përfunduar sërisht në qendër të vëmendjes për motive që nuk lidhen me futbollin. E këtë herë nuk janë problemet me kazinotë, por martesa në rrezik, në krizë për shkak të një arkëtareje në një restorant të famshëm në Milano që e ka magjepsur mesfushorin.

 

Një flirt që “Oggi” e ka publikuar, duke zbuluar disa detaje. Sipas të përjavshmes, vajza quhet Ginevra, i ka sytë jeshil e punon në lokalin “ORO”, në restorant i famshëm në Porta Volta. Mes saj dhe Ninja ka një raport të vecantë e të dy shihen në fshetësi të madhe në një shtëpi në periferi në jug të Milanos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *