• |
ide | kryesore

PS vendos të futet në zgjedhjet vendore së bashku me partitë aleate

Lajme, Të fundit



Në zgjedhjet vendore PS ka vendosur të futet në koalicion me partitë e Aleancës për Shqipërinë Evropiane.
Pas nënshkrimit të parë të bashkëqeverisjes katër vite më parë, nga ASHE janë larguar një numër i konsiderueshëm i partive. Asambleja e PS ka parashikuar zhvillimin e një takimi të parë gjatë muajit janar.

Pas kësajm, një tjetër tryezë do të organizohet në muajin shkurt ku do të diskutohen dhe pikat e marrëveshjes.
Pakti mes partive të ASHE pritet të jetë në muajin mars, kur dhe do të startojë zyrtarizimi i kandidatëve për zgjedhjet vendore që do të mbahen në 30 qershor.
Nga ana tjetër Asambleja e PS ka përcaktuar rregulla dhe afate konkrete për riorganizimin e strukturave. Për këtë asambleja ka vendosur përgatitjen e një sistemi dixhital të anëtarësisë, por dhe të verifikimit të votuesve.

Çdo një anëtar i PS do të duhet të ketë në patronazh 20 votues.
Ndërsa për komunikimin mes tyre do të përgatitet një sistem komunikimi në whatsapp dhe sms. Në një tjetër proces verifikimi do të jenë dhe emigrantët. Në regjistër do të saktësohet lista në nivel bashkie ku ata votojnë, një tjetër sfidë do të jetë dhe gjetja e mënyrës së transportit për ta në ditën e votimit.
Po ashtu për të kërkuar mbështetjen me votë parashikohet zhvillimi i takimeve me anëtarët e kësaj force politike në Greqi dhe në Itali.
Sa i përket kandidaturave parashikohet zhvillimi i takimeve paraprake me konkurentët e mundshëm në të gjithë degët për të arritur më pas në zyrtarizimin e tyre gjatë ditës së nisjes së fushatës zgjedhore.



2 Comments

  1. Me stile te reja, manovra te vjetra, keshtu i vjedhin votat keta mjeshtra te sektit. Populli nuk ka nevoje per suflera, apo kujdestare politike, por per projekte, e reforma qe i permiresojne jeten, e kush e ben kete duhet te fitoi, e jo mashtruesit. Dhe sa vjet duhet te genjehemi nga keta mashtrues ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *